Dumanit i mbaron mandati, Burimi: SPAK lutet që Rama të fitojë zgjedhjet

Gazetari Genc Burimi i ftuar në emisonin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV u shpreh se qëllimi i Dumanit është t’i zgjatet mandati dhe për ta bërë këtë duhet ndryshuar Kushtetuta, pa nevojën e opozitës Ramës i duhen mbi 92 vota.

“Kjo gjë po ndodh sot dhe ky SPAK ka vetëm një lutje që bën, Rama t’i ftiojë këto zgjedhje me sa më shumë vota të ketë mundësi dhe sa më shumë vjedhje të ketë mundësi e SPAK nuk do e hapë gojën sepse fati i Dumanit është në duart e Ramës”– u shpreh Burimi.

Nuk mjaftojnë artikujt e shtypit që SPAK të fillojë kryesisht një hetim, e megjithatë shohim se departamenti amerikan i shtetit me artikull shtypi u bazua për ta bërë Berishën non-grata.

Mandatet nuk janë njësoj, dalim të çështja e Veliaj e këtu standarti nuk është njësoj.

Për të njëjtat akuza dhe dyshime Berisha dhe Meta u burgosën, kurse Veliaj meret në pyetje dhe lihet i lirë.

Pra kemi të bëjmë me një standart të dyfishtë që nuk arrij ta kuptoj, por unë thjesht mund të paraafrazoj ‘La Fonten’ te fabula ku sipas saj kur ti je në pushtet nuk gjykohesh njësoj.

Me Veliaj është përballuar keq sepse ky SPAK, (jo SPAK-u në përgjegjësi) por ky i Dumanit deri në fund do na zhgënjejë, sepse në muaj korrik bëhen 9 vite që mbaron mandati i tyre e ndaj këta tregohen sot të kujdesshëm me mandatin e tyre.

Mos ta thyejnë, mos ta vënë në rrezik sepse ky pushtet bashkë me këtë administratë amerikane që t’ja zgjasë mandatin duke ndryshuar Kushtetutën.

Këtë gjë duhet që shqiptarët ta kuptojnë, qëllimi i Dumanit është t’i zgjatet mandati dhe për ta bërë këtë duhet ndryshuar Kushtetuta pa nevojën e opozitës, Ramës i duhen mbi 92 mandate parlamentare.

Kjo gjë po ndodh sot dhe ky SPAK ka vetëm një lutje që bën, Rama t’i fitojë këto zgjedhje me sa më shumë vota të ketë mundësi dhe sa më shumë vjedhje të ketë mundësi e SPAK nuk do e hapë gojën sepse fati i Dumanit është në duart e Ramës’.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *