Vendimi i Apelit të GJKKO, reagon Berisha: Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, vendimin e Apelit të GJKKO, e ka cilësuar si pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Reagimi u bë për mediat, nga selia blu, në një intervistë të shkurtë për gazetarët.

Berisha tha se do ta respektodjë vendimarrjen e Apelit të Posaçëm, teksa paralajmëroi se vendimi i kësaj të premteje do t’i shtohet dosjes në Gjykatën e Strasburgut.

DEKLARATA E BERISHES

Pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama

Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale, skap i partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë e total, të Skrapit nga Rama, zbatimit të urdhërave të tij politik.Çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj vendimin. Kjo do pasurojë këtë rast, do t’i shtohet dosjes së Strasburgut

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *