Sali Berisha: SKRAP-i copëton dosjet si Rama dhe Lubia hyrjet dhe Lotet!

SKRAP-i copëton dosjet si Rama dhe Lubia hyrjet dhe Lotet!

Miq, këta vjedhin njëlloj!
Skrapi ndan dosjet njëlloj si Rama hyrjet e pallateve për lejet e ndërtimit dhe Lubi Loti ndan rrugët në lote për prokurime. Kjo është një praktikë kriminale gjobvënëse sipas parimit “Kapim ç’të kapim”.

Me këtë praktikë, për një pallat me disa hyrje, ndërtuesi duhej të merrte leje ndërtimi të veçantë për çdo hyrje dhe natyrshëm t’i lyente fytin Ramës për çdo hyrje. Në këtë model, Lubi Loti copton rrugët me lote, praktikë që kulmoi me Unazën e Madhe të Tiranës, duke ndarë 13 km në 14 lote, vetëm për të vjelur 14 herë ryshfetin.

Me këtë praktikë, Dumani i Skrapit copëton dosjet për të rritur numrin e gjobave. Kështu, dje, ai me zëdhënësin e tij personal anonim, sekret, njoftoi për aferën e famshme ‘Toyota Yaris’ se ka copëtuar këtë dosje de facto në katër tre! Për dosjen ‘Toyota Yaris’, në të cilën me zë, figurë dhe regjistrime është i implikuar direkt Taulant Balla Yarisi, tre skapistë gjobvënës, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, anëtarë kryesorë të bandës Çelaj, zëdhënësi top sekret i Skrapit njoftoi se u dërguan në gjykatë vetëm prokurori i Vlorës A. Zarkaj, avokati R. Çelaj, oficerja e BKH, E. Dautaj dhe pritësi i parave, A. Vladi. Kurse për të gjithë të tjerët ka veçuar tre dosje që rëndom përdoren për gjobvënie dhe pengmarrje.

Ky akt dëshmon për të shumtën herë atë që konfirmohet tashmë në rezolutat ndërkombëtare: se në Shqipëri shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët.

(Lexoni njoftimin e Skrapit në BoldNews.al

boldnews.al – SPAK ndan dosjen “Toyota Yaris” për magjistratët e tjerë, dërgon për gjykim Zarkën dhe 3 të tjerë.

SPAK ndan dosjen “Toyota Yaris” për magjistratët e tjerë, dërgon për gjykim Aurel Zarkën

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *