Si i zgjidhim problemet

Nga Lutfi Dervishi

Si i zgjidhim problemet

Për trafikun ndalojmë qarkullimin e makinave.

Për ndërtimet pa leje i legalizojmë.

Për ndotjen e ajrit, shtojmë betonin

Për të ulur varfërinë shtojmë licensat e kazinove

Për të ulur papunësinë rrisim administratën

Për pensionet e ulëta, rrisim moshën e daljes në pension.

Për të rritur eksportet, zhvlerësojme euron.

Për korrupsionin, hapim portal të ri antikorrupsion

Për shendetesine, dërgojmë pacientët jashtë.

Për arsimin, mbyllim tiktok-un.

Për mbeturinat, ndërtojmë inceneratorë të padukshëm.

Për ujin e pijshëm, shesim bidona plastike me etiketa “burimi i pastër”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *