Kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, foli në lidhje me denoncimin e saj në SPAK, të çiftit Enkeled Alibeaj deputet dhe Marsida Xhaferrllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.Sipas Kalasë, në bazë të provave, është e vërtetuar se kur grupi i Lulzim Bashës, festonte arrestimin e Sali Berishës, pjesë e kësaj feste ishte edhe zonja Marsida Xhaferrllari.Duke u ndalur edhe te faktet e tjera, Kalaja theksoi se Xhaferrllari ka gënjyer në deklaratën e saj pranë ILDKPI, pasi nuk ka deklaruar se bashkëjeton me Enkeled Alibeaj edhe pse ligji e detyron, por ka gënjyer gjithashtu edhe në kërkesën e saj për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, kur kërkohej përjashtimi i saj nga trupa e gjykimit për çështjen Berisha dhe Malltezi.
Dua të kujtoj publikun se Alibeaj ka qënë zëri kryesor për heqjen e imunitetit të deputeti Sali Berisha dhe ishte personi që mori pjesë në komision dhe bëri kuorumin për heqjen e imunitetit, pra Enkeled Alibeaj. Ndërkohë që zoti Berisha dhe zoti Malltezi kërkojnë përjashtimin sipas ligjit dhe kushtetutës, është një kërkesë e zonjës Xhaferrllari, i drejtohet kryetares së Gjykatës Kushtetuese, dhe përveçse përdor një ironi dhe sarkazëm, thotë që unë kërkoj të jap dorëheqjen nga këto dy çështje, por thotë që unë as bashkëjetoj dhe as nuk kam marrë pjesë në një aktivitet politik. ‘Duke patur parasysh që unë nuk mund të pezulloj vendimmarrjen për shkak të kuorumit, unë jo vetëm që nuk bashkëjetoj me zotin Enkelejd Alibeaj por nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet politik’, u shpreh Kalaja.
Kalaja: Vjet në dhjetor të 2023, ndërkohë që ishte marrë miratimi i Kuvendit për zëvendësimin e masës për zotin Berisha, grupi i Lulzim Bashës festonte ndërrimin e viteve, por në të vërtetë festonin arrestimin e zotit Berisha dhe pjesë e kësaj feste ishte edhe zonja Marsida Xhaferrllari. Ky informacion më erdhi nëpërmjet një postimi të një pjestari në festë dhe kur u pa statusi i denoncimit, u hoq video.
E çuam këtë video dhe të gjitha provat që kishim në SPAK dhe e konsideruam si konflikt të pastër interesi, por SPAK këtë çështje nuk e pranoi e bëri me mosfillim, duke pranuar bashkëjetësën po duke argumentuar se pjesëmarrja në një festë nuk përbën ndonjë vepër penale dhe u fokusua se pjesëmarrja në një festë ishte personale dhe jo si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Unë i kisha çuar kërkesat ILDKPI-së për të kërkuar informacion në lidhje me këtë situatë. Ligji për konfliktin e interesit ka të njëjtat kërkesa rigoroze si për bashkëshortët ashtu edhe për bashëjetuesit dhe këta të dy, Xhaferrllari dhe Alibeaj, janë të detyruar të deklarojnë në ILDKPI, për bashkëjetësën por edhe në raport me të ardhurat dhe shpenzimet. Kur mua më vihen në dispozicion këto deklarata, konstatoi që asnjëri prej tyre nuk e ka deklaruar bashkëjetesën.
Pra ‘defacto’ bashkëjetojnë, ‘defacto’ fshehin dhe të ardhurat, ‘defacto’ kanë falsifikuar këto deklarime, dhe ka një rast të ngjashëm të një anëtari të KPA-së që jo vetëm u shkarkua por edhe u dënua.
Falsikimi në deklarim është një vepër shumë e rëndë, aq më shumë për një anëtar të drejtësisë që është maja më e lartë që është Gjykata Kushtetuese, është e patolerueshme nëse do kishim një SPAK rigoroz dhe një zbatim të ligjit siç e do edhe Kushtetuta.
Dua të kujtoj publikun se Alibeaj ka qënë zëri kryesor për heqjen e imunitetit të deputeti Sali Berisha dhe ishte personi që mori pjesë në komision dhe bëri kuorumin për heqjen e imunitetit, pra Enkeled Alibeaj. Ndërkohë që zoti Berisha dhe zoti Malltezi kërkojnë përjashtimin sipas ligjit dhe kushtetutës, është një kërkesë e zonjës Xhaferrllari, i drejtohet kryetares së Gjykatës Kushtetuese, dhe përveçse përdor një ironi dhe sarkazëm, thotë që unë kërkoj të jap dorëheqjen nga këto dy çështje, por thotë që unë as bashkëjetoj dhe as nuk kam marrë pjesë në një aktivitet politik.
‘Duke patur parasysh që unë nuk mund të pezulloj vendimmarrjen për shkak të kuorumit, unë jo vetëm që nuk bashkëjetoj me zotin Enkelejd Alibeaj por nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet politik’.