Berisha: Edi Rama dikton personalisht kush do marrë leje, paratë i kanë baronët shqiptarë të Dubait dhe Amerikës Latine

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në takimin me me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit tha se në mënyrë absolute Edi Rama personalisht dikton kush do marrë lejen, si do të bëjë shpronësimin, me kë do bisedojë për shpronësimin, ska rëndësi se nuk ka paret. Paratë i kanë baronët e Dubait.

Berisha: UNESCO-ja që vlerësoi Ohrin, qytetin, liqenin i vlerësoi me identitetin që ky qytet i bekuar trashëgoi brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Dhe tani dalin mafioz dhe i ndërtojnë kulla.I    zënë sytë.

Makabër është projekti i Linit. Lini që nga një anë themi vendbanimi më i vjetër i Europës, tani do ta kthejnë në Linin e betonit.

Nuk kanë mëshirë, mafia nuk ka atdhe, nuk ka moral, nuk njeh asnjë kufi. Ndodh dhe ndodhin këto.

E tha bukur Genti. Unë personalisht nuk jam kundër kullave, e kam thënë dhe e them. Në ato qytete ku kam qenë, shkoja në ato zona ku ishin kullat dhe i shikoja me kënaqësi, por kurrë nuk firmosa për asnjë. Asnjëherë. Pse sepse nëse do të ndërtosh, shko gjej territorin, përcakto të gjitha kushtet urbanistike që ka, se të ndërtosh një kullë siç ndodh në Tiranë në mes të banesave, të fusë aty 20 mijë banorë, i lë pa oksigjen ata në radhë të parë, përveç probleme të tjera që krijon. Dhe nuk firmosëm asnjë.

E nuk do të firmos asnjë nëse nuk do të zgjidhni ta zëmë një zonë, diku dhe ta zhvillojmë, të bëjmë një zhvillim të ri nga alfa. Dakord. Por këtu asnjë. Këtu gjej një copë tokë e ngul një kullë. Por e dini ju, këtu në mënyrë absolute Edi Rama personalisht dikton kush do marrë lejen, si do të bëjë shpronësimin, me kë do bisedojë për shpronësimin, ska rëndësi se nuk ka paret. Paratë i kanë baronët e Dubait dhe Amerikës Latine, shqiptarë. Ti do japësh emrin, se ti je biznesmen dhe do të vendosësh emrin tënd. Na duhesh. Paratë vijnë me kontejner. Këta që u dalin zot nuk kanë asnjë faturë bankare për to.

Thashë, është tryeza më e veçantë që të arrijë Pogradeci, të arrijë të mendojë të  shkatërrojë identitetin e qytetit, i cili ka specifikën më të madhe se çdo qytet tjetër.

Asnjë qytet tjetër nuk ka një liqen, si Pogradeci. Jo.

E ka Shkodra, por e ka në drejtim tjetër. Kurse qyteti, bregu dhe gjoli janë një vazhdimësi e tërë.

UNESCO ju them unë ju, tërhiqet. Le ti bëjmë ne peticion, por tërhiqet. Bota është e madhe. Dhe këta duan të tërhiqet UNESCO, këta nuk duan që UNESCO ta ketë Pogradecin. Ju garantoj unë ju, sikundër nuk duan ta ketë Butrintin. Duan ti kenë vetë mafia. Duan të jenë miliardierë. Nuk ngopen kurrë.

Ndaj dhe duhet ti bëjmë thirrje qytetarëve, të mbrojnë këtë qytet, të bashkohen pavarësisht çfarëdolloj bindje, ti dalin zot qytetit që e trashëguan si një mrekulli natyrore dhe tani do të ua grabisë mafia.

Çfarë do forme peticione, sigurisht ne do ti thërrasim ne ata në parlament, nuk ka diskutim. Por nëse ka person antikulturë, është ajo që drejton kulturën sot. Nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën ajo. Ajo solli ligjin për dëmtimin e zonave. Njeriu që le trashëgimi të saj ligjin e shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Por prap ne do të bëjmë punën tonë në parlament, me këta Neronë që veprojnë në këtë mënyrë.

Qytetarët janë të ftuar të thonë fjalën e tyre, pa asnjë lloj dallimi, por ata që vijnë e bëjnë këtë e shkonfigurojnë Pogradecin. Është jashtëzakonisht e dhimbshme.

Para 1 jave po bisedoja me një bashkëpunëtor timin dhe ra puna e Pogradecit dhe i them, është qyteti që të huaj preferojë të blejnë shtëpi dhe unë kam patur 3-4 miq të mi që më kanë thënë se po blejnë shtëpi në Pogradec.

Pogradeci është shumë i bukur. Por të bjerësh kullat e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, krim i madh. Ndaj dhe fjala e qytetarëve duhet të jetë fjala e parë.

Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkojmë qytetarët në mbrojtje të këtij qyteti, që është një mrekulli e vërtetë njerëzore, natyrore.

Faleminderit!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *