SPAK pezulloi hetimet për Olsi Ramën, Berisha: Tregoi që edhe Dumani është pjesë e dosjes ‘Xibraka’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të shtunë në Pogradec, ku u shpreh kundër projektit të ndërtimit të një kompleksi buzë liqenit, duke akuzuar se ky ndërtim po kryhet nga “klani Xhafaj dhe Rama”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal dhe te vendimi i SPAK për të mbyllur hetimet për Olsi Ramën në lidhje me denoncimin të bërë nga Gazmend Bardhi për dosjen “Xibraka”.

Berisha theksoi se me vendimin e dhënë, SPAK dëshmoi që është vetë pjesë e kësaj dosjeje.

“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *