Berisha lexon “Kartolinën 2”/ Nga Zaho Koka, plehrat e Tiranës, Xibraka, Ymer Lala e Taulant Balla!

Sali Berisha, pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, foli në dyert e SPAK për dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur në mbështetje të tij.

Berisha, edhe njëherë tjetër, ngriti akuza të forta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, madje duke e quajtur atë me emrin “Altin Lala”, teksa tha se me këtë emër ka parasysh Ymer Lalën, të cilin e quajti vrasës dosja e të cilit nuk po hetohet ndaj SPAK, shkruan A2 CNN.

“Parti politike hajdute, mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 77 vende. I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës trafikante e hajdute.  Sot kam sjellë para jush përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Dumani, Altin Lala, kam parasysh Ymer Lalën, vrasësin Ymer Lala. Mbi këto dosje, mbi këto krime, flenë i paguar mercenari i Edi Ramës, Altin Lala”, tha Sali Berisha.

Kreu i demokratëve akuzoi SPAK se mban dosje të fshehura, teksa shtoi se veglat mjerane të diktaturës do të përfundojnë në koshin e plehrave.

“E kanë rrethuar me policë. Çfarë frikacakësh. Këtu në dalje po ua lexoj shënimin e mëngjesit që të ia dërgova SKAP-i i partisë. SKAP-i e organizuar në luftë ndaj opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat mjerane të diktaturës në çdo kohë. Do të përfundojë në koshin e plehrave.Gjatë kohë që qëndrova në ndërtesa gjeta Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte i rrethuar nga disa OPGJ për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar foto e video që faktonin që Olsi Rama është një trafikant dhe se ai bashkë me një bandë erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet. Pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhet nga plehrat e inceneratorit të Tiranës”, tha Berisha

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *