FOTO/ Djali i mikut të Veliaj e Ramës dhunon pa shkak policin

Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën e 18 janarit në Tiranë.

Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetar i njësisë administrative 12 i emëruar nga Erion Veliaj ka dhunuar një efektiv të forcave Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ne Tirane.

Image

Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzwn e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Por më pas ai është liruar.

Teksa të shtunën e ka hasur rastësisht në rrugën ‘Siri Kodra’, efektivin e Shqiponjave djali i Saimir Allushit e ka dhunuar si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më parë.

Ngjarja deri më tani është e mbajtur e fshehtë nga Policia e Tiranës, dhe në grupin e mediave nuk është nisur asnjë lajmërim për të informuar publikun për këtë ngjarje të rëndë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *