Përmes një interviste në Ora News, kreu i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu u shpreh se drejtësia në SHBA është përdorur edhe kundër opozitës shqiptare.
Mediu: Drejtësia në SHBA është përdorur edhe kundër opozitës shqiptare. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kërkesë e madhe. Kam folur me kryetarin e komisionit për Evropën me të cilin kam kërkuar që të ketë një vëmendje më të madhe për vendin tonë. Në datën 5 shkurt do të filloj me ta bashkë me ta një forum për sigurinë lidhur me Rusisë dhe Iranin.Ka pasur njerëz të interesuar në Kongresin Amerikan sa i takon çështjes së Berishës në administratën Trump dhe kanë kërkuar shpjegime nga DASH dhe nuk kanë marrë deri më tani një informacion. Berisha vetë është shprehur se do të lobojë në administratën Trump për non gratën tashëm. Sigurisht Berisha është një politikan shumë i rëndësishëm i vendit tonë në 30 vitet e fundit dhe besoj se do të ishte në interesin tonë që Berisha të fitonte statusin jashtë sanksionimit nga SHBA-të