Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se sterilizimi dhe incineratorët janë organizatë kriminale, ka e së cilave sipas tij, është Edi Rama.
Teksa u pyet nga gazetarët mbi deklaratat e kryeministrit për onkologjikun në një takim atje se një grup kriminelësh në onkologjik shënuan një situatë dramatike, Betisha tha se përmes asaj deklarate, Rama kërkon të lajë duart pas kryerjes së krimit.
Ndërsa e cilësoi situatën në onkologjik si tejet të rëndë dhe një krim shtetëror, Berisha tha se fajtorët e vërtetë veç Ramës, janë Ilir Beqaj dhe korba e korrupsionit, siç e cilësoi ai, ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të cilën tha se i ka ndarë paratë me Ramën dhe ka siguruar imunitet të plotë.
Osman Stafa: Edi Rama ka folur sot për onkologjikun, duke deklaruar se një grup kriminelësh në onkologjik shënuan një situatë dramatike. Si e komentoni ju këtë deklaratë të kryeministrit teksa bën me faj mjekët e atij spitali, ku përgjegjësi për sigurinë e medikamenteve kimio është shteti shqiptar, ministria e Shëndetësisë, kur përgjegjësi për sigurimin e një peskani që shëndetësia jonë nuk e ka, është qeveria shqiptare, kur përgjegjës për mungesën e akseleratorëve linearë që bëjnë mundësitë për rreze është shteti shqiptar, dhe kur përgjegjës për mungesën e poltronëve që në onkologjik janë vetëm 19 dhe kur ditor janë 90 pacientë është shteti shqiptar. Si e komentoni këtë deklaratë të tij?
Sali Berisha: Deklarata e tij është deklarata e Pilatit që do të lajë duart, pasi ka kryer krimin. Dhe unë jam absolutisht 100% dakord me ty, që krimi në onkologjik është krim shtetëror kundër njerëzimit. Ato janë vrasje shtetërore të qëllimshme. Nëse ti le të sëmurë të tillë pa mjekim, ti i dorëzon ata përfundimisht për të pashpresë. Sigurimi i ilaçeve, i aparaturave, mjeteve, është detyrim ligjor i drejtorisë së spitalit, Ministrisë së Shëndëtësi dhe kryeministrisë, detyrim i tyre, dhe janë ata përgjegjësit numër 1. Ajo drejtoresha që thotë ai, është kjo korba e korrupsionit. Drejtoreshë e spitalit numër 1, ka qenë Ogerta. Ministre e tij ka qenë Beqaj i Ramës dhe Ogerta dhe gjendja në spital, është krijuar totalisht nga korrupsioni i tyre.
Çfarë ka ndodhur? Këta kanë përzënë kompanitë e mëdha, të cilat me zemërgjerësi bënin çmime të favorshme, pavarësisht e bliheshin sasi të pakta nga Shqipëria dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë. Këta i përzunë kompanitë dhe natyrisht pastaj çmimet shkuan aty ku janë. Ato janë të kushtueshme, shumë të kushtueshme. Disa prej tyre janë shumë të kushtueshme, por ti nuk mund ti lesh kurrë njerëzit pa mjekim. Ata janë gjetur që kanë porositur dy herë, lekët i kanë dhënë, i kanë ndarë njëri me tjetrin, dhe nuk ka ardhur asnjë flakon, asnjë ampulë me ilaçe. Aty nuk mund të lajë duart ai si Pilati se është vetë i implikuar. Siç është vetë i implikuar në sterilizimin. U them shqiptarëve që nëqoftëse ajo u shpall organizatë kriminale nga gjykatësit, kryetar i asaj organizate është vetëm një, është Edi Rama. Dhe mos harroni se ky njeri, dilte me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah dhe thoshte, ja me çfarë operohej para se të bëhej koncesioni i sterilizimit.
Një njeri i papërmbajtur në vjedhje, sepse ato nuk operoheshin asnjëra e as tjetra. Doli sepse i ndaheshin miliona, milion dhe u rrit çmimi 83 herë. Mbetën çdo vit mbi 1 mijë dhe ndaj thotë Beqaj, mos e përlyeni partinë e krimit. Dmth i thotë Edi Ramës, këto e kanë për ty, në fakt kreu i vërtetë i organizatës kriminale të sterizilimit, kreu i vërtetë i organizatës kriminale të inceneratorëve është Edi Rama. Dhe në mënyrë absolute nuk mund të shpëtojë. A kanë mjekët përgjegjësi? Të plotë. Që në momentin kur mjekët bëhen në një farë mënyre, pajtohen të themi me një situatë të tillë, të tmerrshme, të papranueshme dhe fillojnë të justifikojnë ata shndërrohen në mafioze të rrezikshëm. Ka patur kolegë të tyre që kanë ikur për të thënë të vërtetën. Pse e them këtë? Sepse ty i nxjerrin përfitimet padiskutim. Të vijë mjeku e ti fshehë ato, po ato gra që nuk morën 3 vite brankiterapinë për shkak të aparateve që nuk funksionin. Afera është krimi më i shëmtuar, që mund të ketë ndodhur ndonjëherë dhe përgjegjës numër 1 është Edi Rama, Ilir Beqaj dhe korba e korrupsionit që i ka ndarë paret me Ramën dhe ka imunitet të plotë.