Monarku ynë i përgjunjur me një dhuratë skllavi për ditëlindjen e Giorgia Meloni-t 

Nga Ndricim Kulla

Pothuaj i gjithë shtypi i tredhur në Shqipëri, i cili përbën  saktësisht mbi 90 për qind të fjalës që është nën thundrën e regjimit, nuk bëzani fare për  sjelljen atipike të kryeministrit shqiptar në takimin  me kryeministren italiane Giorgia Meloni  në Abu Dabi. Heshti dhe as e komentoi fare  pë një skandal, përveçse shtypit opozitar.

Mateo Renci ish kryeministri i majtë italian, të cilit i tërhoqi shumë vëmendjen kjo sjellje, nuk vonoi të deklaronte me ironi për këtë lloj komunikimi politike që nuk është ndeshur kurrë.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën, ai ironizoi: “Nuk më ka dhuruar ndonjëherë ndonjë shall dhe nuk më është gjunjëzuar ndonjëherë. Më mirë kështu” – u shprehë Renci  

Por edhe vetë kryeministria italiane nuk mund ta duronte më shpërthimin e këtij rasti të karagjozit shqiptar, ku ndjehej  se po e ekspozonte pak si shumë në sytë e opinionit  publik.

Çfarë personazhi! – tha me një  habi përçmuese  Giorgia Meloni në Abu Dabi kur u takuan me Edi Ramën i cili i dhuroi  edhe  një shall qejfi  për ditëlindjen e saj.

Dhe si për ta theksuar qartë edhe  përçmimin e saj , gati zyrtarisht  vazhdoi më tej :

– Mjaftë më me këto !

Ti thjeshtojmë gjerat. Mjaftë më .

Ky ishte mesazh i Melonit për përuljen e shpifur të Edi Ramës para saj.

Këtë kërkoi znj. Meloni,por duke mos e mbyllur shtegun e përfitimeve prej Shqipërisë së nxjerrë në ankand prej “mbretit të saj” .

A nuk është ky i ashtuquajturi  kryeministri i Republikës së Bananeve që ka krijuar në Shqipëri ai  me Sorosin, Blinkenin, Yuri Kim, Sharl Mcgonigal, Mathieu Palmer, Gabriel Eskobar, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe të tjerë?

Po përse po kërcen prifti nga belaja ?

Çfarë halli ka?

Ai  sigurisht që ka shumë halle nga ato që ka krijuar diktatura e tij  në Shqipëri ne raport me lirinë, demokracinë dhe krimin e organizuar. Dhe kryeministria italiane për statusin e veçante konjuktural që gëzon aktualisht nga administrata e re amerikane në ardhje dhe personalisht nga Donald Tramp, mund të ndikoj për ta hedhur  mbrapa krahëve kujtesën plot gjurmë të aferës Mcgonigal dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me burgjet politike me të cilët kanë mbuluar Shqipërinë e këtij regjimi të përkëdhelur dhe të mbështetur padrejtësisht nga administrata e mëparshme amerikane  Biden – Blinken.

I përgjunjur me një adhurim të habitshëm truku ndaj  zonjës kryeministre, duke shprehur me gjuhën e trupit një gjest skllavërie që i kapërcen dhe personazhet tragjikë dhe mespërkulur të Nikolla Gogolit.

Pyesni më mire interpretët e gjuhës së trupit (psikologë  dhe sociologë ) tua arsyetojnë më profesionalisht këtë pretendim.

Jam i bindur se kryeministria italiane i përket për nga formimi i saj kulturor, kulturës apolloniane të perëndimit dhe nuk besoj që të ketë shumë ndjeshmëri  emocionale nga sjellja tërë hiçkëla e një karagjozi bizantin, i cili me qejf të madh bën rolin e një klouni.

Tek Meloni, karagjozi ynë tashti ka zbuluar  “Krishtin” e mëshirës, sigurisht, jo mitin e adhuruar. Dhe më saktë,  limanin ku mund të ankorojë spirancën e shpresës së tij të zymtë.

Fati e ka ndihmuar dhe shkolla sorosiane e ka mësuar për dobinë e akrobacive dhe deri tashti ia  ka dal mbanë të kaloj shumë nga stuhitë që i ka ngritur vetvetes.

Nuk ka shumë të dhëna të sakta  se si po zhvillohet miqësia e tyre e shtirur mbi marrëdhëniet shtetërore mes dy vendeve në mes, apo më saktë afërsinë e lakmuar prej karagjozit shqiptar. Sepse nuk ka transparencë. Ndoshta  filozofisë “përtej  të majtës dhe së djathtës” që përpiqet të saldoj  personazhi politik në fjalë kërkon të arrij diçka. 

Beut ballkanik, nuk është se i mungojnë stolitë e arit, apo  paratë e thata për dhurata, por në rastin e Melonit zgjodhi të përdorte fabulën e shallit që krijoi vetë, të cilën. kush e di sa gjatë e ka menduar. Në Abu Dabi , ai që  ka  ushqyer  kundërshtarët politikë në parlament pa pikë turpi me atë që nuk thuhet,  me sjelljen e tij përulëse,  e cila nuk është parë kurrë në tiparin e sjelljes së një shqiptari, tregoi hapur se ai është gati t’ia haj vetë atë që nuk thuhet Melonit dhe çdo perëndimori të fuqishëm, vetëm ta largoj sadopak nga telashet e shumta që i ka hapur vetes.

Nuk mund të gjesh spektakël më ekstravagant për ta pështyrë me neveri, se përgjigja e kryeministrit shqiptar përpara Giorgia Melonit. E pse të ishte kaq e nevojshme   ti bëje një dhuratë prej bufoni“ mbretit “që ke krijuar në mëndje dhe  je i qepur nga mbrapa për të ndihmuar sadopak nga halli i madh që i ke krijuar vetes?!

A nuk do mbetet kjo lloj sjellje komiko-tragjike, thjeshtë si një kotësi e gjallë e një pupulisti që buron nga halli dhe jo nga malli?

Para disa ditësh pamë një tjetër fantazi pupuliste prej tij  të montuar me inteligjencën artificiale, duke i rënë pashë më pashë pash vendit me portretin e Ismail Qemal beut, themeluesit të shtetit të parë shqiptar me të cilin nuk e lidh as atdhedashuria, as kultura dhe mençuria, as diplomacia dhe as burrëria.

Fantazia e sëmurë  e nxori papritur dhe pa kujtuar përballë Melonit me dhuratën e një shalli për ditëlindjen e saj, ku znj. Kryeministre përballë halleve të mëdha qe ka Italia e saj, ndoshta e kishte harruar fare ditëlindjen. Por ja që kreu i regjimit tonë mban një kalendar për të gjithë ata që i nevojiten për datëlindjet, vendlindjet ose hobi-të e tyre për ti joshur me batutat  dhe gjestet e tij perverse.

Sorosi iku dhe këto ditë ka ikur me pushime, ndoshta për tu qetësuar dhe për të pare me sy më realist dëmet e mëdha që u ka krijuar demokracive si Shqipëria, Srilanka, drejtësisë dhe sigurisë SH.B. me politikat e tij të majta globaliste etj etj.

Ndoshta mendon edhe për të ardhmen e tij para drejtësisë  në muajt në vijim mbi dëmet e mëdha që i ka krijuar rendit demokratik.  

Në gjuhën e politikës kjo donë të thotë se tashti Edi Rama  nga e majta radikale kërkon strehë politike tek e djathta.

Po a mund të harrohen orgjitë politike  në Tiranë dhe kudo me nxitësin dhe sponsorizuesin e ideve të majta radikale Xhorxh dhe Aleksi Soros?!

Hakmarrja e verbër ndaj liderit të opozitës shqiptare i cili mbetet një nga denoncuesit e parë në nivelin botëror ndaj majtistit radikal?

Burgosja politike e të gjithë drejtuesve të opozitës shqiptare?

Luftën e klasave dhe përndjekjet politike  në nivel popullor që bëri të mundur largimin e mbi një milion shqiptare për të njëjtat arsye?

Duket qartë se Edi Rama tashti është në kërkim të ndërrimit të lëkurës politike .

Po a është kaq e thjeshtë kjo sa kapërcesh tërë ato krime që ke bërë, duke u kacavjerrë përmes strehëve të errëta të  lobimit, qoftë kjo edhe të Giorgia Melonit?

Gjithsesi  të përgjunjurin e neveritshëm mund ta dekonstruktojmë vetëm ne shqiptarët në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Monarku ynë i përgjunjur me një dhuratë skllavi për ditëlindjen e Giorgia Meloni-t 

Kemi paraqitur amendimin për njohjen e çdo

Monarku ynë i përgjunjur me një dhuratë skllavi për ditëlindjen e Giorgia Meloni-t 

Fjalimi special i Donald J. Trump-it ne

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko