Arben Ahmetaj, gjatë intervistës së mbrëmjes së sotme ka komentuar akuzat ndaj ti për aferën e Inceneratorëve.
Ahmetaj tregoi dokumentet për Inceneratorin e Tiranës dhe tha se nuk ka asnjë firmë të tij. Sa i përket Inceneratorit të Elbasanit ai tha se është bërë me firmën e Niko peleshit.
Më tej ai hodhi akzua ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, se janë pronarët faktit të Inceneratorit të Tiranës.
Deklarata:
Ndërkohë thotë se është edhe inceneratori i Elbasanit që edhe për këtë nuk ka firmë. Për Elbasanin ka vendim qeveria me firmën e shokut Niko. SPAK është bërë si agjenci udhëtimesh dhe vendimi është firmosur nga Niko Peleshi. Pse më akuzon për korrupsion? Në çvend të botës ndodh kjo kur ti kërkon të bësh kokë turku për statistikë?
Thonë se keni qenë në shkollë me pronart e inceneratorëve? Tjetërkush ka qenë në shkollë me këta, tjetër kush i ka dhënë paratë dhe tjetër kush ka punuar me ta. Kur të më vijë kujtesa do t’i them të gjitha. Pronarët faktik të inceneratorit të Tiranës sot janë Veliaj dhe Rama. A është hetuar Balluku për Inceneratorin e Tiranës?
Tek varianti i parë i pseudoakuzave kishin shkruar një fjali idiote. Rama ka thirrur vetëm dy oeorsona për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.