Detajet e skandalit gjate pandemise/ Si e mbylli SPAK dosjen e respiratorëve me shumefishin e cmimit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj bëri disa denoncime të forta në SYRI TV gjatë intervistës me Çim Pekën.

Por ndër denoncimet më të forta ishte ai që lidhet me abuzimet e mëdha gjatë pandemisë në vend.“E di çfarë ka ndodhur me respiratorët. Ka pasur një tender të Shëndetësia për respiratorët.Respiratorët në bazë të SPAK-ut kanë kushtuar 2 mijë euro, por këto u blenë 6400 euro.Kitet nga 2 dollarë u blenë me nga 6 dhe 9 dollarë.

Tashi ca thotë SPAK? Nuk ka vepër penale thotë, thjesht komisioni gaboi pak se nuk konsultoi çmimet ndërkombëtare.

Ej, nuk është sajim, është në dosjen e SPAK.

Të më dalin edhe ndërkombëtarët tani dhe të më tregojnë çfarë reforme në drejtësi është kjo,” tha Ahmetaj.

Kujtojmë se abuzimet gjatë pandemisë janë denoncuar vazhdimisht nga opozita.

Ndërkohë, kjo pandemi ka shkaktuar mijëra viktima më shumë në Shqipëri se në çdo vend tjetër të botës

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *