Berisha: Nuk është TikTok rrugaçi, por EncroChat

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament ka kundërshtuar mbylljen e aplikaconit TikTok, të cilin kryeministri Rama e krahasoi disa javë më parë me rrugaçin e lagjes, me të cilin asnjë prind nuk do dëshironte të shoqëroheshin fëmijët e tij.

Berisha ngritjen e një komisioni parlamentar, që e quajti “Komisioni i të vërtetës”, për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat.Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, është EncroChati, vrasësi, trafikanti. Krijimi i komisionit të të vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *