Kush janë familjarët e funksionarëve të lartë të PS që merrnin para si ekspertë të OPDAT përmes shoqatave të Soros dhe kapën drejtësinë

Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj ka prekur edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare janë larguar pas këtij urdhëri.Bëhet fjalë për personat dhe grupet e punës që kanë dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit, madje një pjesë e tyre kanë punuar edhe me reformën në drejtësi dhe vettingun.Shumica prej tyre rezultojnë të jenë familjarë të funksionarëve të lartë të Partisë Socialiste të cilët më pas u përdorën për të kapur sistemin e drejtësisë për llogari të Edi Ramës.

Syri po sjell një sërë emrash të këtij ekipi seleksionues për përzhjedhjen e ekspertëve, për emrat e gjyqtrarëve dhe prokurorëve që do shkarkoheshin dhe ata që do kalonin vettingun.

Pjesë e kësaj zyre nga pala shqiptare ka qenë Alba Ibrahimi, motra e deputetes socialiste, Mimi Kodheli, ish-kreu i KLP, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-shefja e kabinetit të Fatmir Xhafajt, bashkëshortja e gjyqtarit të gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, e quajtur Bruna Jani.

Syri do të vijojë të publikojë me emra të gjithë skemën që ka përdorur Edi Rama dhe Soros për të kapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke keqpërdorur dhe abuzuar edhe me fondët dhe ekspertizën e SHBA-ve e BE-së.

Këto skema presidenti i SHBA-ve me anë të urdhërit ekzekutiv i ka cilësuar si jo në përputhje me interesat e Amerikës dhe ka premtuar se do të hetohen se si janë përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë edhe në Shqipëri.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *