Ndërprerja e fondeve nga SHBA/ SPAK: Mbështetemi te buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend.Në një reagim për mediat SPAK thotë se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”, tha SPAK.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë të gjitha ndihmat për Shqipërinë për një periudhë 90 ditore, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet komunale

Share it :