Ndricim Kulla
Disa nga bëmat e mbuluara të narkoshtetit u zbuluan dhe dolën në dritë të diellit në rrëfimin e tretë të Arben Ahmetaj. Këto fakte të reja tregojnë qarte dhe më qartë se pse po largohen njerëzit një nga një nga Shqipëria, duke i lënë trojet e saj në një shkretëtirë totale. Janë fakte shumë drithëruese të cilat, nëse i ridëgjon prej një kohe të baraslarguar nga koha jonë të cilën po e përjetojnë me vuajtje për shkak të tyre, të bëjnë që të lëvizësh nga vendi dhe të vraposh në përpjekje për ti harruar këto tmerre. Këto të vërteta që për së treti iu hapë kapaku i misterit dhe shpërthyen nga e ish zv kryeministrit, dëshmojnë për një realitet social të pa jetueshëm në Shqipëri. Duket qartë se Zeusi i hajnisë që ka hipur tinëz duke u kacevjerrur mbi tërë pushtetin e shqiptarëve me grabitje votash dhe dredhi mesjetare ka hapur gojën e grykësisë dhe në një betejë shkatërrimtare po vazhdon që të përpijë çdo cep toke ose shtylle elektrike që shikon në rrugë.
Arben Ahmetaj në arrati është një produkt i sistemit politik që e ndihmoi edhe s’ka se si të mos jetë edhe bashkëfajtor, por që duhet vlerësuar që tash ai po bashkëpunon me publikun duke e akuzuar fort regjimin dhe kreun e saj.
Kësaj radhe faktet e kthyera në fenomene të pa besueshme nga bota e tmerrshme e këtij regjimi, erdhën publikisht, si një dëshmi e rrallë e asaj bote të kriminalizuar tërësisht nga padrejtësitë, hipokrizitë, vjedhjet masive të pasurive të popullit, drogës , burgimet politike të kundërshtarëve, intrigave monstruoze dhe çdo gjëje tjetër të keqe që po krijon një i mallkuar.
Edhe Bota e tretë do ti dëgjonte me habi historitë e rrëfyera të narkodiktaturës shqiptare prej ish kryeministrit shqiptar të regjimit.
Si është e mundur qe shqiptarët sot dëgjojnë me indiferentizëm histori të tilla anormaliteti, të cilat i përjetojnë përditë në çdo cep të jetës së tyre të vështirë dhe të mos shprehin revoltën e tyre të zjarrtë në kohën e duhur për ta përmbysur dhe “për ta shkulur nga rrënjët ” farën e keqe që po na përpinë vazhdimësinë e jetës, të traditës, të ekzistencës kombëtare, ëndrrën dhe dashurinë për ta gëzuar jetën në këtë vend ?!
Më vjen ndërmend në këto çaste një kontrast i thellë historikë , kur kujtoj se shqiptarët kanë ngritur krye një here në dhjet vjet nën sundimin otoman, i kanë dhënë lirinë Greqisë, kanë shpëtuar mbi një herë rrënimin e Perandorisë Otomane, i kanë dhënë Romës dhe qytetërimit perëndimor qëndresa të çmuara historike dhe qartësisht ,mbeten ndër popujt më kontribuues të qytetërimit evropian në proporcion me numrin e popullsisë. Por sot fatkeqësisht, nuk po dallojnë në kohën e duhur të mirën nga e keqja, duke mos gjetur forcën dhe kthjelltësinë që ta ndalin të keqen e tyre që i ka pllakosur.
“Ne vuajmë urinë , ndërsa i mallkuari pi verë 33 mijë euro një shishe” dhe ha darke në kopshtin e luleve – deklaroi në këtë rrëfim dëshmitari okular i ngjarjes Arben Ahmetaj për Edi Ramën, duke e konkretizuar me provë dëshminë.
Çfarë do të ndodhte në Kroaci ose gjetkë përreth nesh në rast se kryeministri ndërton një histori korruptive 50 milionëshe si ajo që Edi Rama krijoi me biznesmenët turq për t’iu “dhuruar” ndërtimin e tunelit të Llogorasë pa tender fare, me kosto të trefishuar dhe jashtë kritereve konkurruese?! Pse ia lejojmë ende vetes statuskuonë e dhimbshme dhe përçmuese që na ka krijuar regjimi?!
Ndalimi urdhërues i transparencës e ka kthyer Shqipërinë e realitetit diktatorial të Edi Ramës në një bunker pa informacion, duke i shkaktuar pasoja të dhimbshme demokracisë, lirisë dhe zhvillimit të vendit.
Biseda e gjatë e realizuar nga gazetari mirënjohur Çim Peka live në Syri. tv ndriçoi edhe më qartë të thënat e herë pas hershme nga opozita dhe sidomos prej asaj medie të lire e të pa kapur, se Edi Rama tashmë është bërë pronë e sigurt e mafies, e cila me fuqinë shtrënguese të prodhimit dhe trafikimit të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, e ka shndërruar kryeministrin në një vegël të skllavëruar që i bën të mundur autostradës së krimit dhe veprimtarisë antiligjore të jetë pa fundësisht e hapur..
Për të qenë i sinqertë, unë të vërtetat që dëshmoi Ahmetaj në këtë bisedë i përjetoj si të vërteta drithëruese, të cilat i dëshmon një person i cili ka qenë pjesëtarë në shpellën e krimeve , me faj apo pa faj këtë do ta provoj drejtësia në të ardhmen, por jo kjo drejtësi që drejton Altin Dumani dhe Sokol Sadushi. Mafia, kreun e zgjedhur të saj, përtej perdeve të errësirës pa transparencë, e ka marrë dorë për dore dhe po e shëtit nga një denstinacion relaksues në tjetërin, duke përkëdhelur ndërkohë interesat e saj të kundraligjshme në fytyrën e tij
Ku gjendet SPAK-u i pseudodrejtësisë së sotme mbas kësaj dite, kur ish zv kryeministri regjimit që po vetë denoncon regjimin, deklaron se Ramës dhe zonjës së tij i janë paguar nga një biznesmen afër familjes nga 8000 euro secilit vetëm për një seancë në një hotel detoksifikimi në Itali. SPAK-un taksapaguesit shqiptarë e kanë investuar me sakrificë për të hetuar abuzuesit e financave publike me pushtetin dhe jo për të ruajtur pushtetin e Edi Ramës, si ushtari në vendroje?!
Krimi po bën spektakël.
Në Kolumbinë botërore të drogës, trafikantët mund ta përfytyrojnë si një ëndërr të pa realizuar kurrë që të kishin kryeministër një si ky i yni, i cili vendos komisar policie bashkëpunues me trafikantet, drejtorin e përgjithshëm të porositur nga gjiri i hienave të kokainës, prokurorë figura që kanë lëvizur nëpër skutat e errëta të bashkëpunimit me krimin, ministra, që koordinohen prej kriminelëve dhe mbi të gjitha një kryeministër që është ushtrues i profesionit të gjitha këtyre profesioneve që e kanë bërë shtetin gërdallë dhe demokracinë inekzistente.
Zgjohuni o njerëz, si mund ta durojmë më tej këtë shkatërrimtar?!