Sot vendimi/ Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn
Dy ditët e fundit janë zhvilluar seanca të gjata në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë për Erion Veliajt. Seanca e parë ndaj Veliajt u mbajt të hënën e 11 Marsit, e cila zgjati rreth 7 orë, ku dhe u paraqitën prova dhe fakte të reja nga prokurorët kundër Erion Veliajt. Dhjetëra fashikuj, mijëra faqe, dokumente, mesazhe dhe përgjime dolën ditët e fundit që kanë treguar mënyrën se si Erion Veliaj dirigjon mediat, sulmet ndaj prokurorëve por edhe faktet dhe provat e korrupsionit ndaj kryebashkiakut. Seanca e dytë e zhvilluar ditën e djeshme nisi në orën 12:30 dhe përfundoi në orën 15:30, pra zgjati plot 3 orë. Gjyqtari vendosi që seanca të mbahet sot në orën 10:00 pritet të japë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliajn. Mediat e pushtetit i shërbyen edhe këtë herë duke nxjerrë informacione nga seanca gjyqësore, akt i cili sipas ligjit nuk lejohet. Në fakt, ky do të jetë një nga rastet ku do të vendoset do të fitojë drejtësia dhe shteti apo do të fitojë sulmi ndaj mediave, censura, padrejtësia, shantazhi dhe kërcënimi. Pritet që nesër të ketë një vendim nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ka patur dhunë, shantazhime, dorëheqje, vendime paragjykime, sulme, intriga, të pavërteta ndërkohë që faktet dhe provat janë në dosje. Kemi njerëz që se lexojnë dosjen ose e lexojnë së prapthi, i fshehin të vërtetat, nuk i tregojnë, krijojnë inrtgia, por në finale vendimi i gjykatës do të jetë ai që do të vendosë për Erion Veliajn dhe bashkëshorten. Më poshtë do të gjeni linqet e dhjetëra lajmeve, vendimeve të gjykatës, dokumenteve dhe fakteve.
Seancat në Apelin e GJKKO/ Engert Pëllumbi vendos për çiftin Veliaj-Xoxa
Faktet dhe provat e SPAK në Apelin e GJKKO-së për Veliajn
Ditën e sotme do të zhvillohen seancat për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në orën 09:00 do të jetë seanca për kërkesën e heqjes së sekustrove të llogarive bankare dhe telefonit të bëra nga Ajola Xoxa.
Ndërsa në orën 10:00 jepet vendimi për ankimimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj për zbutjen e masës së sigurisë. Ndryshim mase sigurie kanë kërkuar dhe biznesmenët Elman Abule, Gentjan Sula, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi.
Avokatët e Erion Veliajt ofruar garanci pasurore në këmbim të lirisë së klientit të dyja.
Gjyqtar i të dyja seancave është Engert Pëllumbi./ CNA