Malkaj: Të shkojmë te kryeministria ta “hedhim nga pallati”

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kreut të saj, Erion Veliaj, për shkak të aferave korruptive në institucionin që ai drejton.

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij tha se, këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është “intelektual”.

“Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin.

U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’.

Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha.

O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha aktori Malkaj.

Malkaj: Të shkojmë te kryeministria ta “hedhim nga pallati”

Aktorja: Në 8 shkurt sërish në mosbindje

Malkaj: Të shkojmë te kryeministria ta “hedhim nga pallati”

Shfuqizojeni “non-gratën, z.Rubio!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko