Leka Bungo: Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë 375 mln lekë në arkën e RTSH

Gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Medias, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo ka hedhur akuza dhe ndaj ish-drejtorit të këtij institucioni, Enkelejd Joti.Bungo iu referua një raporti auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe tha se Joti është i detyruar që të kthejë 375 milion lekë në arkën e RTSH-së

Ndër të tjera, Bungo deklaroi se ka kërkuar që të marrë informacion nga të tre drejtorët e RTSH-së, Enkelejd Joti, Thoma Gëllçi dhe Alfred Peza mbi atë institucion, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Ai u ankua se me postin që mban nuk ka asgjë në dorë.

“Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar kërkesën time që të delegojmë të drejtën për të marr informacion nga administrata dhe unë këtë punë jam munduar që ta bëjë rregullisht, por asnjëherë s’kam marr një përgjigje të saktë dhe transparente me të 3 drejtorët. Mua më është thënë që t’i i dashur kryetar nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që është e specifikuar që kryetari të marr informacion nga të gjitha departamentet, e kam me shkrim. Më është thënë nëse doni informacion do t’i drejtoheni drejtorit të përgjithshëm.Dhe unë i jam drejtuar Enkelejd Jotit në shtyp, në mbledhje dhe në këtë sallë, ku kam thënë po nëse unë do të kem mendimin që t’ju pyes zoti drejtor a keni vjedhur ndonjë lekë këtë muaj, ju do të më përgjigjeni mua? Kjo është mënyra e komunikimit tuaj me këshillin drejtues? Ka precedentë dhe më i freskët është ai para 10 ditësh, ku drejtori Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë me emër dhe me mbiemër 375 milion lekë në arkën e RTSH dhe ky është përfundimi i KLSH, s’është i imi. Unë edhe pse jam kryetar vetëm çelësat e kashtës kam”, tha Leka Bungo.

Leka Bungo: Enkelejd Joti është i detyruar të kthejë 375 mln lekë në arkën e RTSH

Kalaja: Ministri i PaDrejtësisë, ose i dosjes

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko