Fati i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID mbetet në fije të perit, për shkak se administrata e re në SHBA e ka etiketuar atë si një organizatë kriminale.
Elon Musk, që ka marrë përsipër detyrën e shkurtimit të fondeve abuzive në administratën e fryrë amerikane, tha se janë në proces e sipër për mbylljen e USAID.Ai tha se USAID është një organizatë kriminale.USAID ishte një fole nepërkash për marksistët e majtë radikalë që urrejnë Amerikën,” tha Musk, duke shtuar se Trump është dakord me qëndrimin e tij.Ndërkohë, rrjeti amerikan FOX News shkruan se ish-drejtuesja e USAID, Samantha Power takohej vazhdimisht me grupin e miliarderit majtist, George Soros.
“Samantha Power – administratore e USAID gjatë administratës së Biden dhe ish-ambasadore e SHBA-së në OKB nën mandatin e ish-presidentit Barack Obama – u zbulua se ishte takuar vazhdimisht me grupe të krahut të majtë si Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros, ndërsa shërbente si administratore e agjencisë së ndihmës së huaj.
Power u takua me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros të paktën dy herë dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates të paktën pesë herë, raportoi Fox Digital.
Ajo gjithashtu zhvilloi takime me grupe të tjera të fuqishme, si fondacionet Ford dhe Rockefeller, sipas 700 faqeve të hyrjeve të brendshme të kalendarit që shtriheshin deri në vitin 2021 dhe që u siguruan nga Fox News Digital në vitin 2023,” raporton rrjeti amerikan.