Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me të brendshme.
Gjatë një interviste në Syri TV, Muka e cilësoi këtë ngjarje si një tregues të një klime të papërshtatshme brenda institucioneve shtetërore dhe ngriti dyshime mbi etikën dhe sjelljen e drejtuesve të lartë.
Gjatë intervistës, ai shtroi gjithashtu shqetësime të thella mbi ndikimin e kësaj kulture në sistemin e edukimit dhe profesionalizmin e administratës publike.
Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është e denjë për një lider shtetëror dhe dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët dhe punonjësit e institucioneve arsimore.
“Në zyrën e shefes së kabinetit hyn kryeministri. Po kryeministri ishte vetëm me mbathje, sikur sapo kishte dalë nga krevati, futet në zyrën e shefes së kabinetit. Dhe kështu është i gjithë sistemi i edukimit. Pra sistemi i edukimit është që ne njërëzit që kemi në shtet, vijën në tkaimet e rëndësishme me brekë, pa përgatitur dhe nuk e kuptojmë rëndësinë e problemit që ne kemi me trurin në këtë vend”, tha Muka.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=306&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflavio.qarri%2Fvideos%2F1808007996659155%2F&show_text=false&width=560&t=0