Projekti i Delina Ficos me USAID/ Gazetari: Po privatizojnë gjyqësorin

Nga Klodian Tomorri

Po shikoja pak këtë projektin e uljes së stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, të financuar nga USAID-i përmes institutit Lindje-Perëndim të Delina Ficos.

Cfar ishte projekti?

Kishin marrë një grup ekspertësh, kryesisht vajza, që ndihmonin gjyqtarët në përgatitjen e çështjeve që gjykoheshin. Se kush e ka bërë përzgjedhjen dhe rekrutimin, nuk është shumë e qartë. Se instituti, se vete gjykata?Se çfarë bënin konkretisht, prapë nuk është shumë e qartë, por bëhet fjalë për ndihmë nga ana administrative.

D.m.th, këto merrnin dosjet nga sirtarët, i shpluhurosnin dhe ua çonin gjyqtarëve në tavolinë që të jepnin vendime? Boo. Ose përgatisnin relacionet dhe i shkruanin vendimin gjyqtarit.

Nejse!

Kishin bërë dhe një promo këta të institutit për të justifikuar projektin. -Na kanë ndihmuar shumë- thoshte Sadushi- na e kanë lehtësuar punën qamet. Dosjet vazhdojnë mal me vite aty, por ky është muhabet tjetër.

Tani çështja është, çfarë statusi kanë pasur këta në gjykatë? Këshilltarë ligjorë- thuhet lart e poshtë. Por ça do me thënë kjo?

Se nëse këta kanë pasur atribute të orientojnë vendimet e gjykatës, pa pasur formimin përkatës, i bie sikur magazinieri i Interit, ose ai që mbledh topat pas portës, të bëjë formacionin dhe merkaton e ekipit.

Tani këta i palosi Rubio me Trumpin se u preu rubinetin. Dhe këta më duket se po bëjnë ligj, që t’i punësojnë në gjykatë.

Por problemi është ky.  A duhet të ndikohet vendimmarrja e gjyqësorit nga ekspertë privatë jashtë sistemit?

Që ne thelb shkon këtu. A është ky privatizim i gjyqësorit? Eksperimente interesante janë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *