Gjarprit i është shtypur koka në Uashington/ Berisha: Rama udhetime me charter e detox 10.000€ paguar nga burri Vejsiut, lubi Balluku! Nuk shpetoni dot

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e tij, në seancën e sotme në Kuvend solli në vëmendje lidhjet e kryeministrit Edi Rama me George Sorosin, të cilin e cilësoi si armikun e njerëzimit. Berisha vlerësoi mbështetjen e Partisë Republikane në SHBA, duke e konsideruar këtë një sinjal të qartë për fundin e influencës së Sorosit në Shqipëri.

Ai akuzoi mazhorancën për rikthimin e burgosjeve dhe torturave politike, ndërsa e quajti Ramën “kreun e krimit në Shqipëri”. Në përfundim, ai kërkoi largimin e kryeministrit dhe distancimin e politikës shqiptare nga ndikimi i Sorosit.

Berisha e cilësoi Sorosin si armikun e njerëzimit. Ai vlerësoi mbështetjen e Partisë Republikane në SHBA, duke e konsideruar këtë një sinjal të qartë për fundin e influencës së Sorosit në Shqipëri.  Kryedemokrati akuzoi mazhorancën për rikthimin e burgosjeve dhe torturave politike, ndërsa e quajti Ramën “kreun e krimit në Shqipëri”. Në përfundim, ai kërkoi largimin e kryeministrit dhe distancimin e politikës shqiptare nga ndikimi i Sorosit.

Lideri i PD-së Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit i rikujtoi Ramës se nuk mund të fshihet pas arrestimit të Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Gjatë fjalës së tij, Berisha solli në vëmendje protestat e zhvilluara tek Bashkia e Tiranës, që ndikuan në arrestimin e Veliajt, mirëpo ai që duhet të japë llogari thotë Berisha është kryeministri Edi Rama.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë në fjalimin e tij në Kuvend, duke theksuar lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera të qeverisë me Xhorxh Sorosin. Ai e akuzoi Ramën për përfshirje në korrupsion dhe manipulim të lejeve të ndërtimit, duke thënë se ka përdorur pushtetin për përfitime personale. Berisha gjithashtu ngriti shqetësime për ligje që, sipas tij, kanë dëmtuar gratë dhe fëmijët, dhe bëri thirrje për reagimin e qytetarëve kundër veprimeve të tilla.

Në fund të fjalës së mbajtur në parlament, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi Xhorxh Sorosin si gjarpri në Uashington. Ai u shpreh se, Edi Ramën nuk e mbani dot më në pushtet, pasi gjarprit i është shtypur koka në Uashington dhe kjo është një betejë botërore.

FJALA E PLOTE

Të dashur qytetare dhe qytetarë.

Të nderuar deputetë, të  turpëruar sorosianë, të këtij krahu e kam fjalën gjithmonë.

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, sot njeriu që bashkëudhëhoqi, rikthimin më të madh në historinë e njerëzit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukull e shpifur monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit Xhorxh Soros.

Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan ju tha sot shqiptarëve se, aleati i vërtetë i SHBA është Sali Berisha  dhe PD.

Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë  solemne, se desorofikimi i Shqipërisë, është përparësi absolute.

Se kjo farë e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington.

Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ky, që rrafte gjoksin se me kukullën Xhorxh Sorosin, me gënjeshtarin kryesor Antony Blinken bënë puçin kundër opozitës shqiptare, kundër pluralimizimit shqiptar.

Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni.

Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij.

Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit.

Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike.

Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore.

Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit.

Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një  padriono.

Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste

varjen e Havzi Nelës në lira.

Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani,  na thuaj.

Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg.

Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri.

Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë.

Nuk dua të përdor terma dhe nuk do të përdor, nuk do bëj gojën time, si gojën e tij.

Po çfarë menduat ju, se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizmin në Shqipëri.

A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prap ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush.

I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës  ka  protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij.

Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura  në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.

Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën.

Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.

Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca  është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.

Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë.

Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.

Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne.

Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë.

Pra ku shkuan ato 12 charterat, a nuk u kthyen ato në  leje ndërtimi me firmën e Ramës.

Ku jepet leja në Shqipëri pa firmën e Ramës, na thoni pak ju.

Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyllë kryesore e tyre në Shqipëri është Edi Rama.

Për ti thënë Ed Ramës, një ditë para gjykimit të tradhtarit të kombit Amerikan, të korruptuarit McGonigal.

Pra a nuk erdhi një mafioz, një njeri pa dinjitet, një njeri që kishte komplotuar kundër presidentit të vet, me letër falso, me shpifje, me të paqena për laptopin e Hunter Biden.

A e dini ju se Hunter kishte një trajtim shumë të madh nga Këshilltari  i Edi Ramës. Pyeteni pak

Dorian Duçkën për udhëtimet dhe pagat e tij.

Pyeteni pak Duçkën e Ramës, shkoni pak në MonteCarlo dhe gjeni faturat, me porosi të Ramës, me fatura të  Ramës. Sepse Edi Rama do të përdorte të gjithë pushtetin Sorosian në Uashington kundër opozitës shqiptare dhe mendoi ky bastard xhelati se i erdhi dita  ta linte  Shqipërinë pa opozitë.

Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’.

Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas.

Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat  që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjehërë historia.

Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë.

Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindërit 1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina.

A morë vesh ju, a nuk e bllokuam ligjin  këtu ne, për fermat e grave. A protestoi ndonjë nga ju. Po Lubia e ka mendjen tek thasët me para. Ku është sot ajo, apo po feston, po hap shishet e shampanjës për burgosjen e Erion Veliajt.

I jap fjalën e nderit këtu para jush, se te Erioni do të shkojë ajo. Se zullumqare si ajo nuk ka pasur kurrë Shqipëria.

E i them këtu sot, shko e mblidh kriminel, banditë, por ti nuk do të sosësh kurrë në këtë parlament më. Se ti je një kriminele që nuk ke shok më.

Kontribuove tek ai, por tani është radha e saj.

Kështu që, kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët, i keni vjedhur, i keni rrjepur, keni përdorur një propagandë të tmerrshme për ti nënshtruar ata. I keni vënë nën kontroll njëlloj si atje mediat.

Arrestuar kundërshtarët politik njëlloj si Llukashenko, siç donit të arrestonit dhe në Uashington, Presidentin Trump.

Por kjo ishte një luftë me mullinjtë e erës, si Don Kishoti.

Mendoni ju se do të mbani narkodiktaturën gjallë në Shqipëri. Jo kurrë.

Niko, thuaju, pse i’a thyen këmbën e rojes tënde në Selanik, për çfarë mëkatesh ja bënë atë. Se të sjell dhe fotografitë.

Ai që betohej se, unë jam i tillë e atillë, mbushte xhepat me para, duke qenë deputete dhe nuk e çoni në Gjykatë Kushtetuese.

Harroni se ka një Zot në këtë vend.

Harroni se opozita do të bëjë detyrën e saj deri ne fund.

Harroni që do mbrojmë interesat e qytetarë.

Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

Prandaj Edi Rama të vijë këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen  në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve dhe ju të merrni atë që meritoni.

Arrestoni Erion Veliajn se, i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi. Po Edi Rama çfarë favoresh ka bërë.

A e dini ju që ai që ka ndërtuar vilat e Ramës dhe pallatin në pajë të Ramës, ka marrë  100 mln euro tendera nga Rama dhe zyrat e tij.

A e dini ju, që baxhanaku i Ramës, me mandat arresti, ka marrë me dhjetëra milionë euro tendera pa garë.

A e dini ju, që Linda Rama është e regjistruar duke u marrë me tenderat e Akshi dhe kunatit. Si mund të vazhdoni ju kështu.

Vjen një moment që njeriu i thotë vetes, jam njeri dhe nuk shkon më tutje.

A janë të vërteta të gjitha këto.

Si e dëgjoni atë, ai ka probleme, ai është i rrjedhur. Ai thotë se po funksionon drejtësia se e amniston Erion Veliajn për 130 mln euro për arsye se e ka imponuar Rama firmosjen.

Problemi është këtu.

Ka vetëm një zgjidhje para  shqiptarëve, largimin e Edi Ramës, dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Kukulla e Xhorxh Sorosit, nuk ka forcë në botë që mund ta mbajë më në pushtet, sepse gjarprit i është shtypur koka në Uashington.

Dhe mbajeni mend.

Se ky është vetëm fillimi i një beteje botërore. Këtu do të jemi.

Prandaj, bëni më të mirën, kthehuni tek PS-ja, dënoni rilindjen, dënoni këtë sekt antishqiptar, sekt ç’njerëzor, kthehuni tek socialistët e thjeshtë.

Se ata janë sot me pensione 100-160 euro. Ata janë pa ilaçe, ata janë edhe pa kafshatë si të tjerët.

Kthehuni tek socialistët e thjeshtë o milionerët e rilindjes që nuk ua vret se ekziston kush në Shqipëri.

Mos bëni kështu, se unë me fjalën tim nuk ju arrestoj ju.

Ju u ka hyrë frika gjer në palcë dhe mendoni se do të ju arrestojë Sali Berisha në parlament, jo mor jo.

Unë po mbroj interesat e qytetarëve shqiptarë që i keni shkelmuar në mënyrë të tmerrshme.

Koha juaj mori fund, koha juaj mori fund, koha juaj mori fund.

Unë erdha, është radha jonë.

Gjarprit i është shtypur koka në Uashington/ Berisha: Rama udhetime me charter e detox 10.000€ paguar nga burri Vejsiut, lubi Balluku! Nuk shpetoni dot

Ku eshte EDI Rama

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko