Hajdutëri e llahtarshme’/ Bushati: Këta i kanë hyrë vjedhjes me eskavator, jo me lopatë, SPAK nuk i mbron dot më

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e konsideruar atë një ngjarje që duhet të tronditë opinionin publik. Sipas Bushatit, përpara se të diskutohet për SPAK-un, duhet të vihet theksi te korrupsioni i përmasave të frikshme që ka përfshirë pushtetin.

Ai theksoi se skandalet e vjedhjeve të mëdha janë tashmë të njohura për qytetarët, por për ata që ende besojnë te SPAK, tashmë ka fakte të pamohueshme. Duke marrë si shembull rastin e shpenzimeve të luksit nga zyrtarët e lartë, ai ngriti pyetjen se si është e mundur që drejtësia ka vonuar kaq shumë në ndërhyrjen e saj. Sipas tij, vjedhjet nuk janë bërë më me “lopatë”, por me “eskavator”, duke nënvizuar përmasat e abuzimit me fondet publike.Bushati kritikoi ashpër SPAK-un, duke e akuzuar se po përpiqet të mbrojë zyrtarët e pushtetit, por tashmë nuk ka më hapësirë për justifikime. Ai shtroi pyetjen nëse ka ndonjë gjykatë që mbledhët të dielën në darkë për raste që nuk përbëjnë emergjencë, duke vënë në pikëpyetje procedurat e ndjekura për arrestimin e Veliajt. Sipas tij, ky është një moment kyç për të parë nëse drejtësia po vepron me standarde të barabarta apo në mënyrë të dirigjuar.Unë mendoj që përpara diskutimit për SPAK, sot ka një diskutim tjetër. Ore, ç’hajdutë të babëzitur janë këta derra, sa vjedhin këta!

Ne i dinim, po për këta që s’besojnë, që besojnë te SPAK dhe e duan të konfirmuar nga SPAK çfarë hajdutësh janë këta?

Se ishim këtu para dy javësh dhe thoshim: nuk ka fakte që pi Rama verë 33 mijë euro. Po të kishin thënë para një jave që nuk ka fakte që blen fustane Ajola 800 mijë euro, edhe unë do thosha po, s’ka fakte.

Këta i kanë hyrë me eskavator, jo me lopatë vjedhjes, dhe këtu, kudo që të gërvishtësh… Dhe SPAK, që do t’i mbrojë, nuk ka ç’bën.

Debatojmë edhe për SPAK, por unë them që lajmi sot… unë them që sot të bëjmë debatin e përhershëm për SPAK dhe të harrojmë çfarë hajdutësh të llahtarshëm janë këta… e lëmë këtë debat.

Çfarë ndodhi me Erion Veliajn? Sepse unë nuk e di, nuk i kam lexuar letrat, por po t’i referohem Elvi Fundos, që pretendonte se e kishte lexuar dosjen, thoshte që është arrestuar mbrëmë në darkë. Pra, një njeri, siç thotë Lorenci, që ka minimumi që në nëntor që i ka vajtur fletëarresti në gjykatë, arrestohet të dielën në darkë. Dini ju ndonjë gjykatë që mblidhet të dielën në darkë kur s’ka emergjencë, kur s’ka krim?

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *