Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur pas daljes nga seanca gjyqësore ku u përball më botuesin Carlo Bollino. Këlliçi ka theksuar se u përball me përfaqësuesin më të denjë të gojëve të qenërisë mediatike për të cilin padroni dhe pagatori i tij Erion Veliaj foli dje.
Këlliçi theksoi se seanca u shty për t’i dhënë mundësi Malltezit që të paraqitej personalisht dhe për t’u përballur me shpifësin më të madh që mund të ketë parë ky vend që quhet Karlo Bollino, tha ai.
“Karlo fallso Bolino u përball sot me kokën ulur dhe i zverdhur në seancën e radhës në gjyq. Por për shkak të një gabimi procedurial apo teknikaliteti, seanca u shty për t’i dhënë mundësin zotit Malltezi për të ardhur personalisht në seancën gjyqsore në gjykatën penale dhe për t’u përballur me shpifësin më të madh që mund të ketë parë ky vend, që quhet Karlo Bolino. Më vjen vjen shumq keq për Karlon se nuk ka ku të shkojë pas kësaj senace të pagatori i tij sepse e ka në burg, por të rrijë i qetë sepse fatin e tij do të ketë shumë shpejt edhe Karlo Bolino dhe nxisim prokurorinë e posaçme që t’i shkojë deri në fund hetimit dhe kallëzimit të depozituar nga dhjetë deputetë të Partisë Demokratike dhe nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Flamur Noka, për vjedhjen në mes të Tiranës në njësinë numër 7-të të 4121 metra katror truall publik për ta tjetërsuar në një ngrehinë mediatike dhe vjedhjen e parave publike përmes tenderave të dhëna nga AKSHI për të financuar këtë llum mediatik që çdo ditë fyen qytetarët opozitar, shqif, balto”, tha Këlliçi,
I pyetur për protestën para bashkisë së Tiranës për 44 javë para bashkisë, Këlliçi theskoi se sot Tirana nuk ka një teatër kombëtar për shkak se barbëria e makutëria e ish-kryebashkiakut e shkatërroi. Më tej ai tha se përsa kohë që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës nuk shkon para drejtësisë për 132 milionë euro për inceneratorin, për sa kohë nuk shkon para drejtësisë për 5D, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për lidhjen me Ndraghetan, kjo nuk është drejtësi, është drejtësi e vonuar dhe e mohuar.