Berisha do fitoje/ LaCivita: Shqiptarët do votojnë një qeveri që nuk e drejton Soros
Në mbyllje të intervistës, Çim Peka e pyeti Chris LaCivita, njeriun që udhëhoqu Trump drejt fitores përballë gjithë establishmentit kundër, marksistëve ekstremistë dhe grupeve kriminale dhe Soros, se si ka menduar t’ia dalë në Shqipëri, pasi situata është thuajse e ngjashme.
Ai u përgjigj prerë dhe pa mëdyshje dhe besimplotë se Berisha do fiojë dhe se shqiptarët do të votojnë për kushte ekonomike dhe jetese më të mira. Dhe se Edi Rama duke qenë mik i Soros nuk mund të jetë mik i SHBA-ve, madje përdori një metaforë ku tha se është njëjtë sikur vaji që nuk përzihet me ujin
Çim Peka: Në Amerikë presidenti Trump kishte kundër establishmentin, grupe kriminale, George Soros, marksistët ekstremistë, korrupsionin. Në Shiqipëri, Sali Berisha ka, marksistët ekstremistë, grupet kriminale, Geroge Soros kundërshtar. Sherifi jua fitoi dhe ju dolët dhe prezantuar fitoren e tij. Po statisti Ballkanit, a do të fitojë? LaCivita: Unë jam besimplotë se do të fitojë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të cilën nuk e drejton Geroge Soros. Ka nevojë për nje qeveri të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Nuk mund të jesh mik i Geroge Soros dhe të jesh mik edhe i Shteteve të Bashkuara, është e pamudur, është njësoj sikur të përziesh vajin me ujin, nuk përzihen. Mendoj se këto çështje duke përfshirë edhe ato, votën e shqiptarëve për mundësi më të mira, për kushte më të mira ekonomike do të nxjerri në pah dallimet dhe populli shqiptar do të votojë për opozitën e bashkuar që mbështet Berishën.
Çim Peka: Chris faleminderit, Sali Berisha nuk luan golf do ta keni shumë të lehtë, por do ta keni të vështirë ta ndiqni pasi bën 20-mijë hapa në ditë ecje…
LaCivita: As unë nuk luaj…