Njeriu që ka marrë përsipër të drejtojë fushatë e Sali Berishës në zgjedhjet e 11-majit, Chris LaCivita ka theksuar në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ se kreu demokrat është mik i afërt i SHBA-ve dhe se ka parë te ai dëshirë e madhe që vendi i tij të demokratizohet përsëri dhe se njerëzit e duan këtë gjë.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: ‘Gjërat së shpejti do të ndryshojnë…’, por keni një profil të ngjashëm edhe në Shqipëri, ashtu siç ju pyeta pak përpara për presidentin Trump. Do të hasni në vështirësi që…do e këshilloni ju zotin Berisha apo ju këshillojë ai ju? Keni një profil të ngjashëm në raport më këshilltarët.
LaCivita: Detyra imë nuk është kurrë t’i them kandidatit i cili garon për një pozicion publik se çfarë të bëjë. Nuk bëjmë këtë ne. Nuk bëj këtë unë. Por në ndihmojmë në orientimin, në këshillimin për çështjet taktike të cilat janë të rëndësishme. Dhe punojmë si ekip. Është e qartë se Berisha ka demonstruar se është një mik i afërt, prej shumë kohësh i Shteteve të Bashkuara dhe dëshira e tij që demokracia të vazhdojë të ekzistojë këtu, është e rëndësishme. E ardhmja e vendit është shumë e rëndësishme. Njerëzit duan më tepër dhe kërkojnë më tepër nga qeveria e tyre.