Çim Peka: Këtu do t’ju ndihmoj pak me ngjashmëritë. Ju keni marrë për sipër t’i bëni fushatën Sali Berishës. Liderit konservator të opozitës shqiptare. Ajo që ndodhi me presidentin Trump, me atentatin ndaj tij, në vitin 1997, nuk besoj se e dini, Sali Berisha është rrëzuar nga pushteti me armë nga ish-komunistët. I është bërë dy herë atentat gjatë fushatës, një herë i ka shpëtuar plumbave, një herë i ka shpëtuar bombës. U rrëzua me armë dhe u rikthye në pushtet me votë pas 8 vitesh. Ndërkohë në këto momente, ka qenë i arrestuar pa akuza, për 11 muaj, i arrestuar pa akuzë vetëm sepse ishte nën hetim. Në një luftë të hapur me George Soros. I shpallur non grata nga Anthony Blinken. I cili së fundi ka marrë de facto të njëjtin sanksion nga presidenti Trump. Kur kishit parasysh këtë CV të zotit Berisha, përveç ngjashmërisë me presidentin Trump, fakti që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a ju bëri të hezitonit?
LaCivita: JO. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera… prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.
Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara… ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë kemi një sherif të ri në qytet. Dhe Donald Trump-i është sherifi i ri. Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore. Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë…