Berisha: Shkallmimi i Ramës lidhet me lajmin se po hapet dosja McGonigal! Ja kush do jetë kurbani i radhës

Kryetari i PD, Sali Berisha, shkruan në median sociale se, Edi Rama ka shkallmuar për shkak se po hapet dosja McGonigal.

“Shkallmimi i Ramës lidhet me lajmin se dosja McGonigal po hapet! Ndërkohë Rama përgatit Gjiknurin si kurbanin e radhës! Po Gjiknuri…!?”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se gjatë një seance në Kuvend, Berisha deklaroi se Gjiknuri ka financuar festat e bixhozit të djalit të diskredituar të Joe Biden.

Ndërkohë Berisha poston edhe një video të gazetarit amerikan, John Schindler, i cili thekson se McGonigal ka marrë shuma të mëdha parash në Shqipëri falë lidhjes me Edi Ramën.

Por ndërsa McGonigal është në burg, korruptori i tij, Edi Rama vazhdon të jetë i lirë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F960145542522986%2F&show_text=false&width=267&t=0

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *