Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, për të folur për provat me të cilat Olsi Dado ka gozhduar kryebashkiakun dhe dosjen e dytë të inceneratorit që mund të rëndojë pozitat e Veliajt.
Së pari, unë refuzoj të hyj në detaje të dosjes për zotin Veliaj për sa kohë unë mendoj që ky rast nuk është thelbi i gjithçkaje që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me Erjon Veliajn si kryetar Bashkie.
Të diskutojmë ne tani fustanet e bashkëshortes së ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk është as etike por as edhe jo normale për sa kohë kemi të bëjmë me një kryetar Bashkie i cili duhet të ishte i akuzuar.
Në fakt, nuk është çështja se kryetari i Bashkisë ka abuzuar me 1 milion euro të cilat janë përkthyer në aksesorë dhe fustane për bashklëshorten e tij, problemi është fakti se SPAK-u ka amnistuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga aferat e tmerrshme të cilat ende sot vijojnë të zhvasin taksat e qytetarëve të Tiranës apo e thënë troç, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës është duke na vjedhur të gjithë edhe nga qelia ku ndodhet sepse afera e inceneratorit fantazmë të Tiranës vijon të ekzistojë dhe pagesat ende vijojnë me një kosto prej gati nga 80 mijë euro dita në 90 mijë euro në ditë që qytetarët e Tiranës ende vijojnë të paguajnë për një shërbim që nuk kryhet.