Berisha: Ne kemi në epiqendër familjen! Luftuam me forcë kundër doktrinës së Xhorxh Soros!

Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë tha se, Edi Rama do hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës ose më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm mbi shqiptarët platformën e Çubrilloviçit. Ai tha se, ne në epiqendër ne kemi familjen, konsolidimin e saj, suksesin e saj.

“Nuk e lashë pa qëllim familjen sepse pati një debat programi shumë të mirë mbrëmë.

Nuk mund të mohohet, plaga më e madhe e këtij vendi sot është boshatisja, shpopullimi.

Edi Rama do hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës. Ose më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm mbi shqiptarët platformën e Çubrilloviçit.

Në epiqendër ne kemi familjen, konsolidimin e saj, suksesin e saj.

Një seri masash janë përcaktuar dhe do përcaktohen në mënyrë që familja të luajë të gjithë funksionet e saj në një shoqëri të lirë.

Do bëjmë gjithçka për të nxitur fuqishëm rritjen demografike të Shqipërisë.

Do ketë bonus për fëmijën e parë dhe të dytë që do vendoset fill tre muajt e parë dhe dora-dorës do kalohet në sistemin ku fëmija e tretë paguhet nga shteti nga lindja deri në moshën 23-vjeçare.

Do bëhet gjithçka për rikthimin e emigrantëve.

Pra, në dallim nga vajet e përditshme dhe të përnatshme, kacafytjet e krahut tjetër, ne jemi përqendruar totalisht në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Problematikat tona më kryesore lidhen me qytetarin.

Edi Rama është i shkallmuar. Siç e shihni është i shkallmuar, por e ka thënë populli shqiptar në të gjitha kohërat, cili-viu-viu, kush ia bën, ia bën vetiu. Kjo është e vërteta.

Nuk e shndërruam ne atë në kukull të Xhorxh Sorosit. E bëri zgjidhjen vetë ai.

Ne luftuam me të gjithë përpjekjet tona kundër doktrinës së Xhorxh Sorosit të globalizimit, të drogës, të censurës dhe me radhë”, tha Berisha.

Share it :