Ndërtimi i kullave në pronat shtetërore, cilat janë kompanitë që kaluan fazën e parë

Ndërtimi i kullave në pronat shtetërore, cilat janë kompanitë që kaluan fazën e parë

Zhvillimi i pronave shtetërore në partneritet me privatin për disa projekte specifike ka kaluar në një tjetër fazë. Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) bëri të ditur se faza e dytë e konkurrimit për kompanitë që kanë kaluar fazën e parë të kualifikimit hapet zyrtarisht më 24 shkurt.

Kjo datë është bërë e ditur veç për dy prej projekteve. Konkretisht për VOID Tower që do të vendoset në Bulevardin “Zhan Dark” që ka si pjesë të marrëveshjes edhe kompleksin governativ pranë Aviacionit Civil dhe LIFT Tower, në zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit, që ka si pjesë të saj ndërtimin e godinës së re të Kadastrës që do të vendoset afër “Harry Fultz”.

Për projektin e stadiumit “Selman Stermasi” i cili do të zhvillohet sipas të njëjtës ideje me privatin deri më tani janë njoftuar vetëm fituesit e fazës së parë dhe data për fazën e dytë mbetet ende për t’u përcaktuar. Por cilat janë në fakt kompanitë që kanë kaluar fazën e parë për secilin prej projekteve?

VOID Tower dhe Kompleksi Governativ

Për nënprojektin ndërtimi dhe menaxhimi i kompleksit governativ me objekt kontrate “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower” nga Korporata Shqiptare e Investimeve pas fazës së parë të konkurrimit janë kualifikuar katër kompani.

Shoqëria “4 A-M” shpk
Shoqëria “PROGEEN” shpk
Shoqëria “DK Construction ONE Corp”
Shoqëria “I.B.A Kompani” sha
LIFT Tower dhe Godina e re e Kadastrës

Për nënprojektin ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare me titull kontrate “Zhvillimi nëpërmjet LIFT Toëer” Korporata ka njoftuar se ishin të paktën dy kompani që morën pjesë në fazën e parë dhe që pas vlerësimit kanë kaluar gjithashtu në fazën e dytë.

Shoqëria “EDIL AL IT” shpk
Shoqëria “DK Construction ONE Corp”
Projekti i stadiumit “Selman Stermasi”

Projekti për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stermasi” u njoftua në fund të vitit të shkuar duke ftuar partnerët privatë të shprehnin interes përmes projekt-ideve paraprake. Në fazën e parë u paraqitën 10 projek-ide por që të kualifikuar për fazën e dytë ishin vetëm pesë prej tyre.

Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + BOLV Oil
OMA + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k + Albanian Investment Construction sh.p.k
Office Kersten Geers David Van Severen + l’AUC + Baukuh + Arquitectura-G + Yelloë Office + Ne Arkitektët + Matilde Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction
Far Frohn & Royas + Progeen sh.p.k
ZAHA HADID Architects + AGIKONS
Zhvillimi i pronave me privatin

Vitin e shkuar qeveria njoftoi nismën e saj për të rijetëzuar disa pasuri shtetërore duke hyrë në partneritet me privatin. Nga kjo marrëdhënie shteti pret që të marrë zyra të reja pa paguar kosto në ndërtimin e tyre ndërkohë që privati do të përfitojë nga shitja e pasurive të paluajtshme në projektet në fjalë që ndodhen në zona mjaft të lakmuara në të cilat do të hyjnë në treg për shitje.

Listës së projekteve iu shtua së fundmi edhe Pallati i Kongreseve teksa më herët Qeveria përmes Korporatës ka hapur disa thirrje të ngjashme të tilla si Godina e re e Bibliotekës Kombëtare e cila do të zhvillohet me privatin mbi disa godina dhe hapësira në zonën e ish-Vilave Gjermane.

Ky zinxhir pronash përfshin edhe vilat qeveritare në Velipojë dhe në Vlorë të cilat kanë në thelb të njëjtën model./MONITOR

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *