Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, LaCivita dhe Manafort nuk kanë ardhur si lobistë, kanë ardhur për fitoren e PD-së, duke vazhduar punën e Donald Trump.
“Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar.
Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit. Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës.
Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë.
Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij…
…Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve.
Dhe, ai ka qenë në Shqipëri legalisht, thashë dhe njëherë, është një person i jashtëzakonshëm në doktrinën elektorale dhe njohurit elektorale, ka ardhur me kryestrategun, bashkëkryestrategun e fushatës së vitit 2025 të presidentit Donald Trump.
Çfarë do të thotë kjo? Pse i persekutuar qenka Paul Manafort?
Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë…
Sepse kompanitë lobiste, edhe këta nuk e dinë a bëjnë veprimtari lobiste apo jo, por ajo ka kontratë tjetër dhe rregull tjetër. D.m.th ata kanë ligjin e regjistrimit, jo vetëm problemet financiare, por çdo problem tjetër, si lobistë.
Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë.
Kanë ardhur për fitoren e PD-së.
E tha ai vetë pse kanë ardhur. Për të vazhduar punën e Donald Trump. “To Make Albania Great Again”. Ishte ajo. E tha atë! Nuk ia thashë unë atë”, tha Berisha.