Emrat/ Monitoruesit e Reformës në Drejtësi u puaguan me nga 1 mijë euro dita

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në Facebook e tij, dy foto ku shfaqen emrat e asistuesve dhe monitoruesve ndërkombëtar të ‘Reformës në Drejtësi’, që sipas tij janë paguar me nga 1 mijë euo në ditë.

Gazetari shkruan se asistuesit dhe monitoruesit u paguan me dhjetëra milionë euro pa ndonjë filtër profesional të ndonjë cilësie të kërkuar.

Ndërsa më tej, Çollaku shkruan se procesi u bë me sms duke mbyllur sytë para dosjeve dhe të dhënave me telashe kriminale është tregues se ku kanë mbërritur paratë.

Postimi i Çollakut:

1000 euro dita

Kaq ka qenë shpërblesa për 36 ndërkombëtarë vëzhgues asistues e monitorues pranë anash poshtë e lart reformës në drejtësi. Dhjetëra milionë euro pa ndonjë filtër profesional të ndonjë cilësie të kërkuar. Puna e tyre më shumë opinione pa bereqet, e pyetje me regji se sa mbikqyrjen e duhur. Fakti se procesi u bë me sms duke mbyllur sytë para dosjeve dhe të dhënave me telashe kriminale është tregues se ku kanë shkuar paratë..

Trajtime ekstra ishin banesat e shërbime të shtuara ku nuk mungonin ato eromocionale.

Share it :