Jo lobim, por marrëveshje”, Mediu: Ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, me konfirmim të institucioneve amerikane

Ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri është në linjë dhe me aprovimin e institucioneve amerikane. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Republikane në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli mbrëmjen e së dielës.

Mediu tregon se ka qenë ai së bashku me tre kolegë të tjerë që ka negociuar me LaCivita, për ta sjellë atë në Shqipëri, në mënyrë që të asistojë Partinë Demokratike gjatë fushatës elektorale.

“Nuk ka qenë një negociatë e lehtë. Pa dyshim është marrë edhe mendimi i institucioneve amerikane.  Nuk besoj se ai do prishë një raport me Trump-in për të krijuar një raport me Berishën. Do ishte naive ta besonim këtë. Apo të prishte raportet me DASH se do mbronte Berishën që qenka i korruptuar,” shpjegon Mediu.

Ai shpjegon se janë marrë opinionet edhe brenda institucioneve amerikane, pra u vlerësua nëse ishte apo nuk ishte nevoja e ardhjes së tij për të bërë menaxhimin e fushatës elektorale.

Mediu hodhi po ashtu poshtë akuzat e bëra për lobim në këtë rast, pasi sipas tij bëhet fjalë për një marrëveshje për menaxhimin e  fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Por çfarë duhet të presim në vijim sa i përket marrëdhënies së PD-së me partnerët amerikanë, pas ardhjes së administratës Trump në pushtet?

Mediu thotë se ai që pason është një raport shumë solid i opozitës dhe i SHBA, për interesa të shtetit shqiptar.

Kujtojmë se Chris LaCivita ka nisur tashmë punën për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike që në ditën e parë të prezantimit.

Në daljen e parë me kryedemokratin, ai tha se do të ndihmojë Berishën, “një mik i vjetër i SHBA-së, që të zgjidhet kryeministër.” (A2 Televizion)

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *