Këlliçi: Kryetarja e Komisionit të Ligjeve prish provat duke penguar drejtësinë e shkelur ligjin. Ky është kulmi!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të bëra këtë të mërkurë nga Rama, lidhur me hetimet e bëra së fundmi nga SPAK.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Këlliçi thotë se kulmi nuk është ajo që thotë Rama , që ‘Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e merr vesh nga TV që po hetohet’, por KULMI sipas tij është prishja e provave nga ana e Klotilda Bushkës për të penguar hetimin e SPAK

Kulmi nuk është ajo çka tha Edi Rama sot: Pra Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e merr vesh nga TV që po hetohet dhe ky është kulmi!!!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, prish provat duke penguar drejtësinë dhe shkelur ligjin, ndaj edhe po hetohet!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, i ka hequr kulmin ‘çatisë’ së ligjit, pra Komisionit Parlamentar të Ligjeve!

Ky po që është kulmi!!!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *