Sulmet ndaj Ols Dados, Belind Këlliçi demonton Erion Veliajn: Pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar në “A Krasta Show” ka thënë se qëllimi i Veliajt është ta çojë prokurorin Old Dado drejt një padie ndaj kryebashkiakut, duke bërë që sipas ligjit më pas Dado të tërhiqet nga çështja

Ky skenar tha Këlliçi u zbulua dhe tashmë ka rënë. Këlliçi tha se Veliaj tenton ta kthejë gjithë arrestimin e tij në një çështje fustanesh dhe urrejtje politike.

Kemi një institucion të shpërbërë për shkak të korrupsionit, për shkak të modelit që është instaluar aty që nga viti 2015-të. Dhe parallel kemi luftën e paprecedentë t ëish-kreut të bashkisë, Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit që ka marrë vendimin për t’i lënë në fuqi masën arrest me burg.Kemi një institucion të shpërbërë për shkak të korrupsionit, për shkak të modelit që është instaluar aty që nga viti 2015-të. Dhe parallel kemi luftën e paprecedentë t ëish-kreut të bashkisë, Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit që ka marrë vendimin për t’i lënë në fuqi masën arrest me burg.

E gjitha kjo e bazuar në një strategji të mirfilltë të mbrojtjes nga ana e ekipit mbrojtës dhe të vetë Veliajt për të lincuar, për të baltosur nga goja e tij dhe mediat që paguhen nga inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen Report Tv-ja dhe shqiptarja.com, prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bani. Por mbi të gjitha prokurorin Dado

E gjitha për një arsye të vetme sepse ekziston një vepër që ekziston në kodin penla që është cënimi i figurës dhe fyerja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg, por që pak i bën Veliajt kaq. Ai tenton ta zhvendosë të gjithë debatin në një debat personal për çështje fustanesh apo urrejtje personale.

Pret që prokurori dhe Prokuroria e Posaçme ta padisë, me të vetmin qëllim, që në fund të asaj padie prokurori dhe Veliaj të kenë konflikt interesi dhe prokurori të heqë dorë. Ky skenari ka rënë tashmë, e kanë kuptuar të gjithë. Strategji e paramenduar, e pilotuar”, tha Këlliçi.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *