Berisha denoncon aktin e turpshëm: Shqipëria sponsorizoi në OKB dy rezoluta të ndryshme që kundërshtonin njëra-tjetrën
Kryetari i PD, Sali Berisha nga Kuvendi ka bërë një denconim, që sipas tij, është akti më i turpshëm i përfaqësimit politik të vendit tonë në OKB.
Berisha tha se, Shqipëria sponsorizoi në OKB dy rezoluta të ndryshme që kundërshtonin njëra-tjetrën.
Sipas Berishës, Rama është i gatshëm t’i vërë flakën vendit dhe të bëjë çdo akt e poshtërsi, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e tij.
“A e morët vesh ju, ku është ky ministri i shtetit bektashi, islamik, nuk ka ardhur sot ky?
Se ky Igli është ministri i jashtëm i shtetit islamik bektashi.
Shko në Nju Jork, akti më i turpshëm në historinë e asaj salle, sponsorizon dy rezoluta krejt të ndryshme, njërën të BE, tjetrën të SHBA.
Dhe voton atë të BE.
O servilizëm, o turp nuk mund të kesh emër tjetër përveç kësaj.
Po ç’jeni kështu mo?
Po çfarë dinjiteti keni?
Po si mund të përfaqësoni Shqipërinë kështu?
Sponsorizon njërën, edhe tjetrën dhe pastaj voton vetëm njërën.
Po si mund të dilni para qytetarëve shqiptarë ju?
Si mund të flasësh për flamur ti mor, kur e shkelmoni flamurin kombëtar në mes të sallës së OKB-së?
Ç’punë keni me flamurin ju?
Shqipëria sponsore e dy rezolutave të ndryshme që kundërshtonin njëra-tjetrën.
A ka akt më të turpshëm se ky?
Por ky zotëria, për prapanicën e tij, por e ka shumë qejf këtë term, nuk i ndahet nga goja, është i gatshëm t’i vërë flakën këtij vendi dhe të bëjë çdo akt, çdo poshtërsi.
Prandaj vazhdoni dhe bëni siç u shndërruat në strehë të hajdutëve, bëni dëgjesa ju.
Pse i bëni? Për mburojë të atij, që kërkon të zbusë vjedhjet që ka bërë vetë me Erion Veliajn”, tha Berisha.