Berisha: Laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori, ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori, ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Ëdi Rama po përpiqet të fshihet pas një gënjeshtre, duke pretenduar se Agaçi është në spital, ndërkohë që laptopi i tij që përmban prova për vjedhjet që janë kryer, ndodhet në prokurori.

“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Dy janë arsyet madhore, së pari ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi që dhuron nga 30 hektarë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.

Këtë rrugë do të ndiqni?

Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.

Arsyeja e dytë, laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *