Vendimi për Metën në GJL, i pabazuar’ /Gjokutaj: Beteja ligjore, në Kushtetuese! Rama e do rrugën e pastër për më 11 maj
Teksa Gjykata e Lartë la në burg presidentin e PL, Ilir Meta, për avokatin e këtij të fundit, Genci Gjokutaj, një vendim i tillë është I pabazuar në ligj e Kushtetutë.
Në një lidhje me skype në edicionin e mesditës në Syri Tv, Gjokutaj tha se një vendimarrje e tillë, vjen në prag të fushatës elektorale, ndërsa paralajmëroi sulm ligjor me një strategji tejete të mirëmenduar për në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim jo vetëm lirimin e Metës nga qelia, por edhe për masat e sigurimit dhe themelin e çështjes.
Sipas Gjokutajt, vendimi I Gjykatës Supreme, vërteton çdo dyshim të arsyeshëm, që Rama ka nën kontroll këtë gjykatë, e cila nuk guxon të japë vendime që shkojnë kundër atyre që kërkon kryeministri.
Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetueses dhe do kërkojmë kontrollin gjyqësor mbi keë çështje. SPAK nga momenti i arrestimit, s’na ka komunikuar asnjë akt e provë, e ka pyetur vetëm 1 herë Metën, ai rri në qeli dhe prokurorët në zyra. Kjo është marrëdhënie në prag të fushatës elektorale. Do nisim sulm ligjor, me objekt lirimin e tij mbi kërkimet që do bëjmë ne për strategjinë që kemi, jo vetëm për masat e sigurimit por edhe me themelin e saj.
Me këtë Gjykatë të Lartë që kemi në, çështja zgjidhet në tavolinë e jo me shqyrtim provash e faktesh. 3-0, janë identikite të njëjta për të zgjedhur e realizuar vullnetin e mazhorancës, në kundërshtim me propagandën e Ramës dhe shpura e tij, që SPAK po godet PS.
Vendimi për Metën, vërteton çdo dyshim të arsyeshëm që Rama është në krontroll të GJL, dhe nuk guxon të bëjë tolerim, apo të lëvizë asnjë presje. Kjo çështje ka nën hetim edhe Kryemadhin. Këta akuzohen në bashkëpunim, tjetri në burg e tjetri në detyrim paraqitje. Masa arrest në burg për Metën, e Kyramdhi në detyrim paraqitjeje, janë diametrisht të kundërta.
Meta as në arrest shtëpie s’duhet mbajtur, GJEDNJ, e ka të konsoliduar jurispurdencën në këto raste. Ka një rerezikshmeri zero, mbajtja në burg jo vetëm që dëmton atë si person e si president të PL, por po konsolidon paligjshmërinë e gjykatës. Vendimi është marrë jashtë asaj gjykate. Kjo GJL ka shlekur ligjin disa herë, këto janë vendime jo ligjore, të bazuar në pagrykësinë për pushtet të kësaj mazhorance që e do të pastër rrugën për në zgjehdjet e 11 majit.