Kallëzimi ndaj Agaçit dhe Ina Ramës, Kalaja: Këta dy persona rol kryesor në gjenocidin që i është bërë sistemit gjyqësor
E ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë Adriana Kalaj, kryetare e Gjykatës së Apelimit në PD. Në bisedë me moderatorin Beld Marku ajo ka thënë se Ina Rama dhe Agaçi kënë një rol kyç në shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.
Adriana Kalaja: në kemi bërë ankim sepse kemi dëshmuar gjatë gjithë kësaj periudhe që ne nuk bëjmë deklarata dhe i lëmë ato gjera për të cilat ne mendojmë se ka konsumim të veprave penale nga zyrtarë të lartë. Përveçse ne i çojmë në SPAK ne i ndjekim hap pas hapi të gjithë procesin procedural ligjor deri kur të akuzuarit prej nesh por pas kallëzimit penal edhe prej organit të akuzës duhet të shkojnë pas hekurave ose të dalin para ligjit.