Berisha-diasporës: Regjistrohuni në këto orë që kanë mbetur për të firmosur shpëtimin e Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, shprehu mirënjohje të pakufishme për kontributin e diasporës shqiptare, duke e cilësuar vitin e kaluar si “vitin e diasporës shqiptare” dhe duke e vlerësuar atë si një moment historik për shpëtimin e Shqipërisë.

Ai theksoi se 11 maji është dita e shpëtimit të Shqipërisë dhe bëri thirrje për një regjistrim masiv të anëtarëve, duke u ftuar të gjithë demokratët të kontaktojnë dhe të bindin ata që janë regjistruar nga patronazhistët të bashkohen me shumicën.

“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme të gjithë shqiptarëve jashtë vendit, të cilët e shndërruan këtë vit të bekuar në vitin e diasporës shqiptare, në vitin e një kontributi historik të anëtarëve të kësaj diaspore në shpëtimin e Shqipërisë.

11 maji është dita e shpëtimit të Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj që këto pak orë që kanë ngelur, këto kohë që kanë ngelur, të shfrytëzohen për regjistrime masive.

Sikundër ftoj të gjithë demokratët të kontaktojnë çdo të regjistruar, të ulen me të, pavarësisht se është regjistruar nga patronazhistët, ky sekt pa të ardhme, që t’i bindin të bashkohen me shumicën, të jenë edhe ata firmëtarë të vitit 2025 si viti i diasporës dhe i shpëtimit të Shqipërisë.

Falënderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët, të gjithë anëtarët e PD, falënderoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe degëve, komisionin e administrimit të proceseve zgjedhore për punën shumë të mirë që bënë në procesin zgjedhor më demokratik, më të plotë, më të mirë në historinë politike të partive në këtë vend”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *