Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!”, Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni, bëhuni pjesë e ndryshimit

Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!”, Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni, bëhuni pjesë e ndryshimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën PER të KQZ, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, afat i cili përfundon në datën 4 mars.

Meta apelon që të mos humbasin mundësinë për të votuar ndërsa shton se “më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort”.
Postimi

Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë!

Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!

Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!

Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!

Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *