Ka dyshime se u korruptua”/ Pse SPAK përgjoi 2 javë Gent Ibrahimin e Kushtetueses

Verifikimet nisën pas informacioneve se kishte ndërhyrje në zbardhjen e vendimit që konsideroi të vlefshme përgjimet Sky ECC

Verifikimet nisën pas informacioneve se kishte ndërhyrje në zbardhjen e vendimit që konsideroi të vlefshme përgjimet Sky ECC

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimiu mbajt për dy javë nën përgjim nga SPAK pas dyshimeve se për përfshirjen në aferë korrupsioni. Këtë e konfirmo një dokument që lapsi.al e disponon të plotë të firmosur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.

Por çfarë ka ndodhur? Në 24 shkurt, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj doli në një konferencë për shtyp dhe i kërkoi publikisht SPAK, me anë të një letre nëse anëtarë të saj ishin vendosur nën hetim. Pak ditë më vonë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i ka kthyer përgjigje kërkesës së Zaçajt.Dumani sqaron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese se edhe pse SPAK nuk mund të ndajë këtë informacion me palë të treta, ai “konfirmon se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin “person nën hetim” asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”.

Por edhe pse nuk ka zyrtarisht një “person në hetim”, SPAK është duke hetuar. Dhe shkak është bërë një vendim që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në 30 dhjetor 2024 duke rrëzuar kërkesën e Pëllumb Gjokës, biznesmenit të arrestuar në operacionin “Metamorfoza” për të konsideruar të pavlefshme përgjimet në Sky ECC.Në dokumentin e prokurorit të SPAK, Klodian Braho thuhet se edhe pse ligji dhe rregullorja e detyron Gjykatën Kushtetuese që brenda 30 ditësh nga dhënia e vendimit duhet që të zbardhet edhe vendimi arsyetuar, kjo nuk ka ndodhur dhe afati është tejkaluar. Në këtë periudhë SPAK thotë se ka marrë të dhëna se persona të caktuar pranë biznesmenit po ndikonin te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që pavarësisht se kërkesa ishte rrëzuar, arsyetimi të ishte sa më në favor të tyre.

“Gjatë kësaj periudhe, në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, por kryejnë veprime për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për t’i favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë tek gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka, me qëllim për të kushtëzuar apo realivizuar përdorimin e provave nga Sky ECC në procesin gjyqësor” – thuhet në letrën e prokurorit të SPAK.

Madje për Prokurorinë e Posaçme ka edhe një anëtar të piketuar.

“Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve të parregullta” – thuhet në dokument.

Genti Ibrahimi, trashëgimtari i mbi 1 milion Eurove nga 2 prindër që demokracia i gjeti 60 vjeç - Aktualitet

Për këtë arsye SPAK ka vendosur që për dy javë, nga data 10 deri në 25 shkurt 2025 të mbajë nën përgjim dhe vëzhgim anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi.

“Të dhënat dhe informacionet e mësipërme, të vlerësuara në lidhje edhe me mungesën e arsyetimit sipas afatit të rregullores dhe ecurinë e çështjes gjyqësore të gjykimit në themel, vijnë në lidhje logjike dhe në përputhje me njëra – tjetrën dhe janë në gjendje që të përbëjnë të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale dhe për të kryer veprime të mëtejshme procedurale. 
Në këto kushte, ekzistojnë dyshime se mundet të jenë konsumuar elemente të veprave penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të drejtësisë” dhe “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve drejtësisë” –thuhet në dokumentin e SPAK.

Përgjimi ambiental për 15 ditë është një e drejtë e prokurorit, por për më tepër do të duhej një vendim gjykate. Pëllumb Gjoka akuzohet për porositje dhe organizim vrasjeje, në bashkëpunim me grupin e Bajrajve të Shkodrës. ©LAPSI.al

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *