SPAK përgjoi GjK/ Gjokutaj: Luftë midis dy institucioneve që kanë një bashkë-dirigjim nga Edi Rama

SPAK përgjoi GjK/ Gjokutaj: Luftë midis dy institucioneve që kanë një bashkë-dirigjim nga Edi Rama

Avokati Genc Gjokutaj e ka quajtur një skenar të denjë për diktaturat skandalin e përgjimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e SPAK.

Në një lidhje direkte për Çim Peka Live në SYRI TV, Gjokutaj u shpreh se kjo është një luftë midis dy institucioneve që kanë një bashk-dirigjim nga Edi Rama.

Gjokutaj: Këtu nuk flitet për procedurë penale por flitet për një përlasje antiligjore dhe ajo që cenon sigurinë juridike të gjyqtarëve prokurorëve është fakti që SPAK e mohon një fakt të tillë, vënien në përgjim të gjyqtarëve. Ky është një skenar i denjë për diktaturat kur sigurimi i shtetit vinte në përgjim këdo.

Ky SPAK me këtë Gjykatën Kushtetuese e ka pasur ‘muaj mjalti’. Me çështjen ‘Berisha’, refuzimin e bërë nga GjK për 1/5 e deputetëve, pra kjo është një luftë midis dy institucioneve që kanë një bashk-dirigjim nga Edi Rama.
SPAK një vegël në dorë të mazhorancës për të goditur opozitën dhe Kushtetuesja e mbledhur mbi principe politike dhe e betuar te Lana.

Ky është një alarm i madh i cili nuk mund të zgjidhet me këtë substancë që ka SPAK por edhe Gjykata Kushtetuese.

Që nga ky moment prokurori që e ka bërë këtë punë është ligjërish përgjgjës. Është një akt shpërdorimi.

Share it :