Berisha: Është mëkat të mos përdorësh potencialin e TAP! Gazifikimi i qyteteve do të jetë prioriteti ynë

Berisha: Është mëkat të mos përdorësh potencialin e TAP! Gazifikimi i qyteteve do të jetë prioriteti ynë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh se është mëkat të mos përdorësh potencialin e TAP dhe se gazifikimi i qyteteve do të jetë prioriteti ynë

Berisha: Investime shumë serioze do bëhen qoftë dhe nga sektori publik, në termocentrale gazi, të cilat kanë standardet më të larta të respektit mjedisor.

Kontratat ekzistuese me TAP-in i bëjnë të mundur Shqipërisë të ndërtojë mbi 500 megavat termocentrale me gaz.

Energjia si një nga shtyllat kryesore të programit tonë do të ndryshojë jetën e mbarë qytetarëve shqiptarë.

Gazifikimi i qyteteve të vendit do jetë nisma ndër më kryesoret e qeverisë shqiptare.

Buxhetet e ardhshme do i përkushtohen infrastrukturës dhe gazifikimit të Shqipërisë

Është mëkat, është e pafalshme të kesh në territorin tënd, në mbi 200 kilometra trajektore, një nga gazsjellësit më të fuqishëm të kontinentit, të kesh qenë kontribut kryesor në fitoren e këtij projekti, dhe tani të pretendosh të marrësh gazin e lëngët, të mos shfrytëzosh potencialin e jashtëzakonshëm të tij.

Pra, të gjitha këto marrin fund.
Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e superfuqisë energjetike në rajon.

Ata që e vënë në dyshim këtë që them, u rikujtoj këtu se në vitet 2009-2013, u firmosën kontratat për ndërtimin e 434 hidrocentraleve në Shqipëri, dhe u inauguruan punimet për dhjetëra prej tyre, ndër të cilës Kaskada e Devollit, që në kohën kur ndërtohej ishte hidrocentrali më i madh në Europë dhe ndërtohej nga kompania numër një në botë për ndërtimin e hidrocentraleve, Statkraft.

Pra, ëndrra shqiptare në fushën e energjisë do të bëhet realitet.

Pasuritë përrallore, natyrore që shqiptarët kanë në këtë fushë, do kthehen në mirësi, do kthehen në të ardhura, do kthehen në begati për qytetarët shqiptarë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *