Prokurori Ols Dado dhe tre rastet ‘pro’ kryebashkiakut, që Erion Veliaj po i përsërit sërish nga burgu
Kryebashkiaku i Tiranës, ErionVeliaj është hedhur në sulm ndaj prokurorit OIs Dado duke përdorur rrjetet sociale dhe mediat e tij, por rezulton që prokurori i shumë-akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, të ketë dhënë disa vendime rresht pro kryebashkiakut Erion Veliaj.
Konkretisht, bëhet fjalë për një vendim në lidhje me procedimin penal 39/10 të vitit 2016, çështje penale e filluar me 05.08.2016, kjo në lidhje me organizimin, pjesëmarrjen, grumbullimin dhe manifestime të paligjshme, kanosje e gjyqtarit dhe fyerje e gjyqtarit
Pikërisht ato vepra që sot po përsërit Erion Veliaj ndaj Erjon Banit dhe Ols Dados. Prokurori Ols Dado e pushon çështjen numër 39/10 2016 duke e nxjerrë të pafajshëm Erion Veliajn.
Ky vendim është para vitit 2021 kur pretendohet leja e ndërtimit dhënë në pronën e nënës së prokurorit Ols Dado.
Më pas, prokurori Ols Dado ka pasur gjithashtu në dorë kallëzimin e PD, nr.21 datë 17.05.2023 ku kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë akuzuar për krime zgjedhore që lidhen me nenin 328 të Kodit Penal.
Por sërish prokurori Ols Dado këtë kallëzim me datën 18 maj ja ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, kjo për faktin se nuk janë gjetur prova ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe është kaluar te Prokuroria e Tiranës për të ndjekur personat e tjerë që pretendoheshin në kallëzimin e PD.
Gjithashtu, në një kallëzim tjetër me nr.108 në 11.05.2023 sërish kallëzim nga PD, në lidhje me veprimtari të paligjshme të kryebashkiakut Erion Veliaj disa drejtorëve dhe pas verifikimeve të kryera nga prokurori Ols Dado sërish materiali është çuar në Prokurorinë e Tiranës në datën 31 Maj të vitit 2023, për shkak se nuk janë gjetur veprimtari konkrete të kundërligjshme të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Pra, janë tre raste: një rast me pushim dhe dy raste të tjera të majit 2023 që lidhen me zgjedhjet të cilat janë trajtuar nga prokurori Ols Dado.
Rastin e parë gjatë kohës që ka qenë prokuror në Prokurorinë e Tiranës duke e pushuar çështjen dhe në dy rastet e tjera duke i kryer verifikimet, duke e përcjellë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës për shkak se nuk janë gjetur fakte dhe prova për të akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
Pra, tregon që në dy raste si prokuror i SPAK, Ols Dado ka dhënë vendime të qarta dhe të pastra pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pano: Çdo lider diktatorial ka nevojë të krijojë një armik të brendshëm, e në këto lloj rastesh është numri 2, Erion Veliaj
Të gjitha tezat e Veliajt se prokurori ka ngarkesa dhe gjithçka e ka bërë me qëllim, ai ka pasur përpara hetimit pasuror të kryebashkiakut të Tiranës edhe tre raste të tjera për t’u “hakmarrë”, por gjithmonë ka vendosur pro Veliajt.