Meta uron 8 Marsin: ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do bëjë më të mirën për familjen dhe shoqërinë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilri Meta ka uruar nga qelia të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të grave për familjen, aq më tepër në një kohë që familja sot është në rrezik.

Asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të tyre për familjen, të cilën ato e mbrojnë duke lartësuar vlerat e saj themelore, të rrezikuara sot më shumë se kurrë më parë nga axhendat antikombëtare sorosiste të “Prindit 1 – Prindi 2” dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë.

Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare është prioritet madhor i Partisë së Lirisë, që do ta bëjë Shqipërinë shumë më të zhvilluar, më njerëzore, më të drejtë dhe më të lumtur.

Më 11 Maj, nëpërmjet “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” jam i bindur se zëri juaj do të dëgjohet më fort se kurrë për të mirën e familjes dhe të të gjithë shoqërisë tonë!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *